32 vjet më parë, ky formacion i Prishtinës turpëroi Cërvena Zvezdën e Beogradit!

Gjeneratat e vjetra shumë herë mbushen në emocione, që besa edhe në lot kur kujtojnë periudhën e artë të Prishtinës. Madje kujtojnë dhe një fitore të lezetshme të Prishtinës me rezultat 2:1 ndaj Cërvena Zvezdës. Klubi famëkeq nga Beogradi, u turpërua, sepse ishte ardhur atëkohë me plotë vetëbesim se do të fitojnë në stadiumin e Prishtinës. Por Prishtina që atëkohë kishte në përbërje 70 për qind shqiptarë e turpëroi Zvezdën e Boshko Gjurovskit duke e mundur me rezultat 2:1. Kjo ndodhi me 1 dhjetor të vitit 1985, në kuadër të javës së 16-të të Ligës së Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Prishtina avancoi me 2:0 për 20 minuta sa gati u dogj nga festa e madhe që po e mposhtnin një nga klubet më famëkeqe serbe. Mensur Nexhipi shënoi në minutën e 6-të dhe Zoran Batroviqi në atë të 19-të nga penalltia. Dhe Elsner në minutën e 57-të ngushtojë humbjen e Zvezdës në 2:1. Në portë ishte portieri që njihet si më simpatiku që ka pasur Prishtina, Rade Zallad, pastaj luajtën Xhevdet Muriqi,  Faton Domi (i ndjeri), Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviç. Mensur Nexhipi, Favzi Rama (i ndjeri) i zëvendusar nga Kujtim Shala, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.

Prishtina-Crvena Zvezda   2:1  (2:0)

Stadiumi i prishtinës.

Shikues: 22.000.

Gjyqtar: Enver Shariç.

Shënue: Nexhipi (6’), Batroviç (19’-nga penalltia) – Elsner (57’).

Prishtina: Zallad, Xh. Muriqi, Domi, Kelmendi, Shengyli, Mehinoviç, Nexhipi, Rama (Shala), Vokrri, F. Muriqi dhe Batroviç.

Crvena Zvezda: Lukovçan, Krzheviq, Jankoviq, Miletoviq, Elsner, Shugar, Nikoliq, B. Gjurovski, Musemiç, Milojeviç dhe Gjuroviç. bota sot

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

two − two =