Basha: Provokatori i Ramës rrahu Kreshnik Spahiun

“Jam këtu me ajkën e kombit, jo më kot në këto 9 ditë të përballjes e protestës këtu në sheshin e lirisë, krah për krah më qytetarët, PD, aleatët janë njerëzit e elitës së kombit. Sa herë që futet në panik ulet e drejton me banditët, forca e tij janë banditët llumi i shoqërisë, forca jonë janë elita, artistët, pedagogëve, më e mira që ka prodhuar ky komb”-tha Basha.

Sipas tij, deri në 18 shkurt frika si instrument sundimi mbizotëronte në popull dhe kokoshi krekosej me arrogancë.

“Prej 18 shkurt nuk po gjen vrimë ku të fusë kokën, ekuacioni ka ndryshuar populli nuk ka më frikë, e ka vrarë frikën e ka kuptuar se nuk ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin, frikë duhet të ketë Rama dhe banda e tij”- tha Basha.

Basha ka folur për incidentin e djeshëm në çadër, kur u godit kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

“Provokatorët goditën kreun e AK, e bën me pabesi si e kanë me zakon, provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër dhe unë përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të lejohej pa iu prekur qimja e flokut, por ju bëj thirrje, të shmangim provokimet, mos provoko popullin pasi pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të bien mbi ju. Dje, një grusht provokatorësh u munduan të sabotojnë aktin sublim të grevistëve të Zharrëzës, i bëj thirrje Ramës të ndalë provokimet, përgjigju nevojave të qytetarëve”- tha ai.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

three + fourteen =