Berisha sërish protagonist për Melbourne

Besart Berisha vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira në kampionatin australian të futbollit. 31 vjeçari realizoi një gol me nivel të lartë vështirësie në fitoren e skuadrës së tij Melburn Viktori përballë Adelaides. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare e ka dërguar në 98 numrin e golave të shënuar në Australi.

Supergol i Besart Berishës. Fantastik ish-lojtari i kombëtares shqiptare në përballjen mes skuadrës së tij Melbourne Victory dhe Adelaides. Një goditje me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, që vështirë se konkretizohet nga kushdo, veprim teknik i admirueshëm i 31 vjeçarit i cili vërteton edhe një herë, nëse kishte vërtetë nevojë, se është absolutisht një ndër sulmuesët, në mos sulmuesi më cilësor i kampionatit australian të futbollit.

Mjaft i saktë e i qetë dhe në shumë raste me goditje befasuese si kjo e fundit ndaj Adelaides. Goli i Besart Berishës erdhi 8 minuta nga fundi kur rezultati ishte 1-0 për Victory-n, duke e dërguar në kasafortë fitoren e skuadrës së tij. Më parë për Melbourne kishte realizuar Rojas, edhe ky i fundit me një goditje spektajkolare nga një pozicion i ndaluar. Ky gol i djaloshit nga Prishtina ishte i 98-ti i realizuar prej tij në Australi dhe 50-të me fanellën e Victory-t,  ndërkohë Melbourne ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 8 pikë më pak se kryesuesit e Sydney-t.

Berisha po kërkohet me ngulm nga trajneri i kombëtares së Kosovës Albert Bunjaki, ndërsa me përfaqësuesen kuqezi ka zhvilluar 17 ndeshje duke shënuar 1 gol.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty − nineteen =