Ç’është fizioterapia!?

Ç’është fizioterapia!?  

Fizioterapia është një shkencë teknike mjekësore e cila merret me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e individëve të prekur nga sëmundje apo keq funksione të cilat mund të jenë të lindura apo të fituara gjatë jetës.

Ky shërbim  ofrohet në shumë fusha të mjekësisë: Ortopedi, Neurologji, Reumatologji, kardiologji, Pneumatologji, Pediatri, Gjinekologji, etj.

Këto ndërhyrje realizohen nëpërmjet metodave të ndryshme terapeutike si:

– Terapia Fizike

– Terapia Manuale (Masotherapy)

– Terapia Instrumentale (Elektrotherapy)

-Terapia Posturale

– Kinesioterapia

– Masazhi

Prishja e funksionit dhe lëvizjes vjen si pasojë e plakjes, dëmtimeve, sëmundjet dhe faktorët ambjental.

Fizioterapia i siguron individëve shërbim për të zhvilluar, ruajtur dhe rekuperuar aftësinë e lëvizjes, aftësinë funksionale dhe eleminimin e dhimbjes.

Lëvizja e plotë dhe funksionale është thelbi i të qënurit i shëndetshëm!

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.