Ç’është Tortikolis!?

Ç’është Tortikolis!?

Tortikolis është një deformim që shkaktohet nga kontraktura e muskulit sternokleidomastoid. Karakteristikë dalluese është përkulja e kokës drejtë supit nga ana e muskulit të prekur, shoqëruar me rrotullim (rotacion) të qafës në drejtim të kundërt të tij dhe asimetri të fytyrës.

Besohet se muskuli sternokleidomastoid i nënshtrohet degjenerimit fibroz gjatë pozicionit të fetusit në uterus ose traumave që mund të ndodhin gjatë aktivitetit të lindjes. Në javët e para pas lindjes vërehet një kufizim i lëvizjeve të qafës te fëmija dhe në pjesën distale të muskulit sternokleidomastoid vërehet një masë e fortë fuziforme. Pas disa muajsh kjo masë zhduket, por muskuli mbetet i shkurtuar.

Gjysma e fytyrës në anën e kontraktuar mbetet më e vogël dhe faqja më e sheshtë, syri dhe vetulla vendosen më poshtë se në anën e shëndoshë.

Tortikolis mund të zhvillohet edhe në mosha të ndryshme si rezultat i traumës, infeksionit, sëmundjeve të sistemit nervor central apo faktorëve psikogjen.

Trajtimi me fizioterapi duhet të fillohet sa më herët në mënyrë që të kemi rezultate të mira. Sigurisht duke patur parasysh këtë situatë, fare thjeshtë duhet të vëmë re menjëherë për pozicionin e kokës. Fizioterapisti duhet të merret me këtë punë për një vit rreshtë, nëse lidhet me faktin që kur dëmtimi i muskulit sternokleidomastoid është i parikthyeshëm me anë të fizioterapisë, atëherë trajtimi është kirurgjikal në mënyrë që të bëhet rezeksion i pjesshëm i muskulit sternokleidomastoid. Nëse kontraktura e qafës korigjohet brënda moshës tre vjec, asimetria e fytyrës zhduket plotësisht gjatë rritjes dhe shancet për tu rikthyer janë të pakta.

Ç’është Tortikolis!?, Ç’është Tortikolis!?,Tortikolis është një deformim që shkaktohet nga kontraktura e muskulit sternokleidomastoid. Karakteristikë dalluese është përkulja e kokës drejtë supit nga ana e muskulit të prekur, shoqëruar me rrotullim (rotacion) të qafës në drejtim të kundërt të tij dhe asimetri të fytyrës.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.