Çfarë duhet të dini përpara se të blini një aparat fotografik!?

Çfarë duhet të dini përpara se të blini një aparat fotografik!?

1.            Tipet e aparateve fotografike dixhitale

Ekzistojnë shumë lloje aparatesh fotografikë por në linja të përgjithshme i specifikojmë në 3 të tillë:

Aparate fotografikë kompakte: të cilët janë dizenjuar për të qënë të vegjël,të lehtë ne perdorim, duke sakrifikuar kështu opsione të rëndësishme dhe cilësinë e imazheve.

Këto lloj aparatesh mund t’i ruajnë imazhet vetëm në formatin JPEG. Shumica e tyre kanë blic (flash) të inkorporuar me fuqi të vogël që mund të jetë i mjaftueshëm vetëm per objekte të afërta. Kanë shkallë zmadhimi jo shumë të madhe, megjithëse janë shumë të përshtatshme për tu mbajtur gjithmonë me vete dhe për të shkrepur foto shumë spontane.

Aparate fotografikë Bridge (Gjysmë professional): janë ato lloj aparatesh që në pamje të jashtme ngjajnë shumë me aparatet dixhitale profesionale DSLR dhe kanë të përbashkëta disa opsione të përparuara. Por, gjithashtu kanë të përbashkëta edhe me aparatet kompakte si psh:

figura inkuadrohet live me anë të ekranit digital dhe gjithashtu kanë sensorë të vegjël. Aparatet Bridge shpesh kanë shkallë zmadhimi të madhe zakonisht midis 10:1 dhe 18:1. Janë më të ngadaltë se aparatet profesionale por janë të aftë për kualitet shumë të mirë të imazhit ndërkohë që janë më të vegjël dhe kompakte se aparatet profesionalë. Shumeë prej ketyrë aparateve mund t’i ruajnë imazhet që bëjnë jo vetëm në formatin JPEG por edhe RAW dhe kanë një blic të inkorporuar.

SLR digitale (DSLR ose aparatet fotografikë profesionale): Këto lloj aparatesh kanë një sistem me kompleks operimi, megjithatë aftësia për të ndërruar lentet, për të zgjedhur lentet më të mira për nje foto te caktuar, dhe gjithashtu mundësia për të shtuar akoma më tepër lentë është çelësi i suksesit të këtyre lloj aparateve. Ato prodhojnë një cilësi shumë të mirë të figurës, kanë shkallk zmadhimi të madhe dhe këtyre lloj aparateve mund ti vendoset blic i jashtëm që është shumë herë më  i mirë se ai i inkorporuari. Aspektet negative të këtyre lloj aparateve janë: vështirësia në përdorim sepse kërkojnë edhe pak eksperiencë në fushën e fotografimit dhe të fotografisë; çmimi mjaft i kripur dhe gjithashtu madhësia e tyre që nuk i lejon përdoruesit transportim të lehtë në mënyrë që ta marrë me vete kudo që shkon.

2.            Rezolucioni

Kur i referohet aparatit digital nenkuptohet: madhesia e imazhit digital qe prodhon ky aparat fotografik.Zakonisht si njesi matese perdoret “megapixeli” ,ose ndyshe do te thote sa milion pixela-a mund te regjistroje aparati digital ne nje imazh te vetem. Avantazhi i te pasurit nje aparat digital me rezolucion te larte do te thote qe ka me shume Pixel-a ne disposicion me te cilat mund te punosh. Kjo eshte shume e rendesishme gjate printimit te fotove,gjithashtu ju jep mundesine te beni disa prerje te fotos (crop) ne qofte se ju nevojitet. Ne qofte se doni te printoni nje foto te madhe,te qarte dhe me kualitet te larte atehere zgjidhni nje aparat te shkalles nga 5-10 megapixel (MP). Imazhet me rezolucion te vogel perseri duken mire kur ngarkohen (upload) neper site te ndryshme ose kur shikohen ne monitorin e kompjuterit prandaj me e nevojshme kur keni si qellim ti perdorni vetem per ne kompjuter rreth 5-6 grafe te avancuar do te vlersonin fleksibilitetin e nje resolucioni te madh por ote qe nje camera 10 MP eshte e domosdoshme per te bere foto shume te keshillojme te zgjidhni nje aparat qe te dini ta perdorni, me cmim te arsyeshem e mos u genjeni nga reklamimet e aparateve me rezolucion te larte.

3.            Stabilizimi i imazhit

Ky eshte nje opsion shume i rendesishem per aparatin fotografik sepse eviton dridhjet e aparatit te shkaktuara nga levizjet e dores ne momentin e fotografimit.Per te luftuar dridhjet e aparatit,shume aparate digitale kane stabilizues imazhi elektronik (Electronic Image Stabilization E.I.S.) ose tek ato me te avancuara stabilizues imazhi optik (Optical Image Stabilization O.I.S.). E.I.S. i rregullon dridhjet ne menyre elektronike,duke manipuluar ne menyre digitale imazhin ne aparatin fotografik.Nderkohe qe kjo rregullon mjegullimin e fotos mund te ndodhin edhe disa humje ne detaje dhe ne qartesine e fotos.

O.I.S. perkundrazi kompenson dridhjet e aparatit duke levizur vete lentet.Teknologjia O.I.S. mund te duket e komplikuar por ne fund rezultati eshte shume i thjeshte: fotografite jane te qarta,edhe pse aparati dridhet.

4.            Zmadhimi

Ështe i nevojshem kur fotografon objekte te largeta,prandaj eshte shume e rendesishme qe aparati qe do blini te kete nje shkalle te larte zmadhimi,por kujdes sepse ka dy lloje shkallesh zmadhimi dhe ju duhet te kuptoni ndryshimin midis tyre:

Zmadhimi digital: kur aparati zmadhon ne menyre elektronike pjese te imazhin brenda aparatit fotografik (duke zmadhuar pixel-at e imazhit) pa rregulluar lentet. Megjithese metoda e zmadhimit digital lejon zmadhime shume te medha krijon disa humbje ne kualitetin dhe detajet e figures.

Zmadhimi optik: eshte teknologji shume me precize,sepse lentet e aparatit ne menyre automatike ose manuale rregullohen per te bere qe nje objekt te duket me afer, duke zmadhuar objektin nderkohe ruan aparencen natyrale dhe kualitetin e imazhit.

5.            Bateritë

Aparatet fotografike digitale i harxhojne shpejt baterite dhe ato jane te kushtueshme.Perpara se te blini nje aparat fotografik digital,kini parasysh qe baterite te jene te rikarikueshme,ne menyre qe te shpenzoni me pak.Ne qofte se jeni tip qe udhetoni shume atehere perdorni bateri AA (Kodak,Energiser etj..) qe te mos ngeleni asnjehere pa bateri ne menyre qe mund te nderroni baterite e harxhuara me nja pale te tjera nqs nuk keni mundesi t’i karikoni.

6.            Madhësia e aparatit fotografik

Eshte shume e rendesishme dhe varet nga qellimi i perdorimit.Nuk do te thote se sa me i madh te jete aparati fotografik,aq me i mire ai eshte.Per shembull me nje aparat te vogel xhepi (Pocket camera) mund te beni foto fantastike spontane,gje qe jo gjithmone mund te arrihet me anen e perdorimit te nje aparati fotografik digital DSLR i cili eshte shume i madh per tu mbajtur gjithmone me vete.Prandaj perpara se te blini nje aparat fotografik digital kini parasysh madhesine e tij.

7.            Fushëpamja

Kontrolloni gjetesin e fushepamjes (katrori ku vendoset syri per te pare nese eshte inkuadruar sic duhet objekti) sepse jo gjithmone ajo cka shikohet ne objektiv eshte ajo qe fotografon.Shpesh aparatet fotografike te lire ne cmim kane problem me gjetesin e imazhit sepse ai eshte i vendosur mbi lentet,prandaj kur shkrep aparatin nuk fotografon ate qe shikon,duke shkaktuar fotografim jo te plote te subjektit. Neqoftese tashme e keni nje aparat te tille dote ishte me mire te perdorej monitori LCD i aparatit per te fotografuar.

8.            Aksesorë të tjerë

Me blerjen e nje aparati digital duhen blere edhe disa aksesore­shumica e aparateve digital kur shiten shoqerohen me karte memorje me kapacitet te ulet qe nuk do te mjaftonte per te ruajtur me shume se 5 foto prandaj ju duhet te blini nje karte te re me kapacitet me te larte,te pakten 256MB. Kini parasysh qe me blerjen e nje aparati digital duhen blere edhe disa aksesore­shumica e aparateve digital kur shiten shoqerohen me karte memorje me kapacitet te ulet qe nuk do te mjaftonte per te ruajtur me shume se 5 foto prandaj ju duhet te blini nje karte te re me kapacitet me te larte,te pakten 256MB. Per te mirembajtur aparatin do t’ju duhej edhe nje kellef per te,ndoshta nje blic tjeter ose nje tripod…

9.            Përdorimi i programeve kompjuterikë

Mesoni masat e perdorimit te software-ve per rregullimin e fotove dhe zgjidhni nje printer te mire – Shpesh ju mund te beni foto shume te bukura por qe kane nevoje per disa permiresime per ti bere ato akoma me te bukura,po gjithashtu per ti printuar ato do t’ju nevojitej nje printer i mire,por kjo mund te evitohet neqoftese e beni printimin ne dyqanet e studiove te fotografive.

Share

About AMS.AL! Now we Offer best Services, Special offers includes up to -43% discount for all our SSD Powerful Web Hosting Packages. Our price can start at just €0.99/month. Free SSL Certificates, low prices! Any question you have will be answered, every wish fulfilled! Please feel free to Contact Us if you have any questions or comment. © Copyright AMS.EU.COM - Powered By AMS.AL. Go Now!