Hiqja Lenes verja Prengës. Radha për deputet të Rilindjes i vjen Kastriot Pirolit me precedent penal, dënuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe ka bërë 2 muaj burg

Ndoshta do të shënojë rekord botëror ajo që ka bërë Edi Rama, me listën e kandidatëve për deputetëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 në qarkun e Lezhës.

Të gjithë po i dalin të inkriminuar dhe tashmë atij nuk i ka ngelur asnjë emër, që të zëvendësojë “dëshmorin” e radhës nga dekriminalizimi. Armando Prenga edhe pse është mbrojtur deri në fund nga kryeministri, sot ka vendosur që të dorëzojë mandatin, jo për faktin se është person me 9 emra me të cilët ka fshehur veprimtarinë e tij kriminale, por për hir “të qetësisë personale dhe familjare”.

Por edhe pas kësaj për Edi Ramën, problemet nuk kanë të sosur. Sapo i bie një kriminel, një tjetër me precedent penal i del.

Pas largimit të Prengës nga parlamenti radha për deputet të Rilindjes në qarkun e Lezhës i vjen Kastriot Pirolit edhe ky me precedent penal, i arrestuar dhe dënuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe ka bërë 2 muaj burg.

Sipas listës së koalicionit, meqenëse të gjithë emrat e Rilindjes kanë ngecur në sitën e ligjit të dekriminalizimit, deputeti i ardhshëm do të jetë nga radhët e aleatit-armik, LSI-ja.

Në bazë të listës së PS-së të formuluar gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 për kandidatët për deputetë në qarkun Lezhë, faktikisht  ai që duhej të merrte mandatin e Prengës, është, ish-drejtori i Hipotekës në Kurbin.

Por edhe Piroli rezulton të jetë i arrestuar më 11 Mars te 2015 me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ai është liruar pak kohë më parë nga Gjykata e Kurbinit, pasi dënimin për akuzat e ngritura ndaj tij e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Ndaj Pirolit, Prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg. Nga e gjitha kjo përfiton pikërisht ai që Rama nuk do të donte kurrë, Ilir Meta, i cili i shton llogarive të tij edhe një votë më shumë.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × five =