Krijesat e çuditshme dhe Fenomenet paranormale të kohëve moderne

Krijesat e çuditshme dhe Fenomenet paranormale të kohëve moderne

Nga njerëzit e vegjël, njeriu me kokë qeni e deri tek njerëzit hije

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut. Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës. Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht. Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre. Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.
Sekretet më të mëdha të hapura për publikun Churchill-i dhe ekzekutimi i Hitlerit Kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill kishte në plan ta ekzekutonte Hitlerin në karrige elektrike, nëse lideri nazist do të binte në duart e forcave aleate. Është ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura, zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës. Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste duke përfshirë këtu dhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si “zembereku i së keqes” dhe një “gangster”. Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga Arkivat Kombëtare në Britani. Në shënimet esekretarit të kabinetit, Norman Book shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bën shaka me kolegët e kabinetit duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA.Masakra “My Lai”Masakra “My Lai” ishte një seancë vrasjes masive të rreth 504 qytetarëve të paarmatosur në republikën e Vietnamit. Ato ishin thuajse krejtësisht civilë dhe shumica e tyre gra dhe fëmijë. Masakra u krye nga forcat e ushtrisë amerikane më 16 mars 1968. Përpara se të vriteshin disa prej viktimave u përdhunuan, torturuan dhe gjymtuan. Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar amerikan i shkroi një letër gjeneralit Creighton Abrams, Komandanti i ri i Përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane në Vietnam, ku përshkruante brutalitetin e rregullt ndaj civilëve vietnamezë. Letra ishte e detajuar dhe përmbajtja u bënte jehonë ankesave të tjera të njëjta nga ushtarët. Colin Powell, në atë kohë një major 31-vjeçar u ngarkua të hetonte letrën dhe në një raport ai shkruante: “…marrëdhëniet mes ushtarëve amerikanë dhe vietnamezëve janë të shkëlqyeshme”. Në vitin 2004, Powell i tha Larry King në “CNN”: “Unë shkova atje pasi My Lai kishte ndodhur. Në luftë, këto gjëra të tmerrshme ndodhin herë pas here, por ato duhet të dënohen”
Operacioni “Paperclip” I bindur se shkencëtarët gjermanë do të ndihmonin SHBA-në, presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin “Paperclip”. Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Werner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave naziste. Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në “SS”. Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një “rrezik të sigurisë”. Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre departamenti i Luftës vendosi t’i mbante. Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës “Time”.
Templarët dhe Vatikani Në tetor të vitit 2007, Vatikani publikoi disa dokumente sekrete për procesin gjyqësorë të kalorëseve templarë, duke përfshirë një dorëshkrim që dëshmonte se papa Klementi V e kishte shfajësuar urdhrin mesjetar nga herezia. Dokumentet e bëra publike nga Vatikani riprodhonin një dokumentacion të plotë të shqyrtimeve papnore të kryera pasi mbreti Filip IV i Francës arrestoi dhe torturoi liderët templarë në vitin 1307, me akuzën e herezisë dhe imoralitetit. Sipas faqes në internet të Vatikanit, pergamena dëshmon se papa Kelementi fillimisht i çliroi nga akuza për herezi templarët, pavarësisht se ai i konsideroi fajtorë për imoralitet dhe ai gjithashtu planifikonte reformimin e urdhrit. Sidoqoftë, presioni i mbretit Filip e detyroi papën të kthente mbrapsht vendimin e tij dhe të shuante urdhrin në vitin 1312. Krijesat e vogla Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.Grabitqarë të mëdhenjGrabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.
“Doppelgangers” Kjo është një gjermane që do të thotë kopja e ekzakte e një personi. Në kohët moderne personat që i besojnë teorive paranormale thonë se kanë parë një person në një vend të caktuar, për t’i takuar më vonë në një vend krejtësisht tjetër. Disa njerëz madje pretendojnë se në mënyrë të padiskutueshme kanë parë veten e tyre, të veshur me të njëjtat rroba duke theksuar se “kopja” e tyre është shfaqur njësoj e habitur. Rrëshqitjet e kohës Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës. Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht. “Chupacabra” Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.
Paniku në pyll Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll. Njeriu me kokë qeni Njeriu me kokë qeni është përfolur që prej kohëve të lashta. Ekzistenca e një krijese të tillë në kohët moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerëz që pretendojnë se kanë parë një të tillë. Shumë prej këtyre ngjarjeve thuhet se kanë ndodhur natën, pak raportime ka për ditën. Por ato që thonë se kanë parë një krijesë të tillë thonë gjithashtu se kanë parë një burrë me kokë qeni që ecën i qetë dhe indiferent rrugëve. Njeriu si bastun i zi Njeriu si bastun i zi është një tjetër qenie e kohëve moderne. Ai supozohet se është krejtësisht i zi dhe me një siluetë prej bastuni. Këto lloj krijesash thuhet se janë jashtëzakonisht të gjata. Koka e tyre është si një rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janë krejtësisht dy-dimensionalë. Zakonisht ato shihen natën, në mëngjes herët ose në muzg. Sipas “dëshmitarëve”, ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanë ndjekur ato që i kanë parë. Njerëzit hije Çfarë janë njerëzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato që thonë që i kanë parë. Zakonisht ato janë figura të errëta, të cilët ecin papritur nëpër korridore, kalojnë nëpërmjet mureve, shfaqen në dhoma dhe zhduken menjëherë etj. Ato s’kanë asnjë qëllim, s’duket se shërbejnë si paralajmërues. A vijnë ato nga një dimension tjetër? Nga jeta e përtejme? Asgjë prej këtyre s’dihet, por dihet se ato që i shohin, s’i harrojnë më. Fëmijët me sy të zinj Nisi në vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrëfeu se i ishin afruar dy djem të vegjël teksa hynte në makinë. Ato i kishin kërkuar që t’i dërgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu një panik të çuditshëm e ndërkohë ndihej i detyruar për t’u hapur derën djemve. Më pas kishte parë sytë e tyre krejtësisht të zinj, pa asnjë pjesë të bardhë. Që prej kësaj historie, njerëz të tjerë kanë raportuar takimin me fëmijë të tillë.

Share

About AMS.AL! Now we Offer best Services, Special offers includes up to -43% discount for all our SSD Powerful Web Hosting Packages. Our price can start at just €0.99/month. Free SSL Certificates, low prices! Any question you have will be answered, every wish fulfilled! Please feel free to Contact Us if you have any questions or comment. © Copyright AMS.EU.COM - Powered By AMS.AL. Go Now!