Në Durrës u futën 1300 kontejnerë me mbetje të rrezikshme dhe nuk dolën nga Shqipëria (Dokumentet)

Revista italiane “Pianeta Italia” ka publikuar pjesën e dytë të investigimit se si 1300 kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Italia me destinacion në Maqedoni për t’u përpunuar, janë zhdukur në Shqipëri ku dyshohet se janë groposur.

Sot, revista italiane ka publikuar dokumentet e marrëveshjes italo-maqedonase që tregojnë rrugëtimin e kontejnerëve me mijëra tonelata mbetje, të cilat do të kalonin tranzit nga Shqipëria përmes portit të Durrësit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga komuna e Barit, kontejnerët kanë hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit për të kaluar tranzit drejt Maqedonisë, ku dhe do të përpunohen.

Pra, është e konfirmuar se ngarkesa ka hyrë në Durrës, por nuk ka informacion zyrtar që të vërtetojë se kontejnerët të kenë dalë nga vendi ynë përmes doganës së Qafë Thanës drejt Maqedonisë sipas itinerarit të përcaktuar.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 + four =