Një ish i përndjekur politik kërcënon se do hidhet nga vinç

Ish-i përndjekuri përsërit kërcënimin e 2012-ës, merr vendimin drastik!

Ka zgjedhur sërish një vinç të lartë për të kërcënuar me vetëvrasje, e kjo për shkak se nuk ka marrë dëmshpërblimin nga shteti si i persekutuar politik. Bëhet fjalë për ish-të përndjekurin Xhemal Zhuri, 61-vjeçarin që edhe në vitin 2012 ka tentuar të hidhet nga një vinç në një pallat në ndërtim, për të njëjtën kërkesë.

Pasditen e kësaj të enjteje, rreth orës 16:30 Zhuri është ngjitur pa u kuptuar nga njeri, në një vinç të lartë në rrugën “Ibrahim Rugova” përballë Kishës Ortodokse, dhe ka kërcënuar disa herë të hidhet duke shkuar në fund të vinçit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka nisur të negociojë me të për të mundësuar zbritjen pa dëmtime të tij.

Express mëson se Xhemal Zhuri, i cili ka bërë mbi 10 vite burg, nuk ka marrë këstin e gjashtë të parave, si i persekutuar Politik.

Pas veprimit të rëndë që Xhemal Zhuri mori vite më parë, në intervistat për mediat ai është shprehur se dëmshpërblimi financiar është burimi i vetëm i jetesës për të. AI ka tre fëmijë dhe familja e tij mbahet vetëm me rrogën e bashkëshortes.

 

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

5 − four =