Ojq-të e Sorosit antimiting në formë peticioni

Ardhja e Fleckenstein në Shqipëri dhe takimi mjaft ‘special’ që pati me degët e Sorosit shpjegon më së miri edhe peticionin e të ashtuquajturës ‘shoqëri civile’ për grumbullimin e fi rmave për një Drejtësi dhe Vetting të njëanshëm. E ashtuquajtura ‘shoqëri civile’ kërkon që të grumbullojë fi rmat e nevojshme për të nisur sa më shpejtë zbatimi i ligjit të Vettingut. Por për çfarë drejtësi fl asin europianët, kur vet Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe ky donator është një mbështetës i fuqishëm i Ramës dhe shpurës së tij?. Fleckenstein njihet për meritat në ligjin e dekriminalizimit dhe për këtë vlerësohet, por kërkesa e tij për një drejtësi ‘alla Rama’ bie ndesh me parimet evropiane, ndërsa nxjerrja në skenë e ‘shoqërisë civile’ për një drejtësi të njëanshme, e bën edhe më të përfshirë. Pasi këtu nuk po flitet për të reformuar drejtësinë sipas parimeve evropiane, këtu po luhet me të ardhmen e qytetarëve, sepse një drejtësi në dorë të Ramës do të destabilizojë vendin. Dora e Sorosit po ashtu u pa edhe kur u falsifikua përkthimi. Për këtë ish kryeministri Berisha citon: Kumbarët e Soros e kishin përkthyer “realizohet me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi” dhe filloi operacioni duke shndërruar Kushtetutën njëherë në Kushtetutë dhe njëherë në prostitutë siç i interesonte Ramës. I bëj thirrje PE të hetojë këto akte të shëmtuara falsifi kimesh, nuk bëhet reformë për Edi Ramën. Po punohet vetëm për destabizilimin e këtij vendi”. Në këtë mënyrë edhe ky peticion sorosian për interes të Ramës bëhet me qëllimin e vetëm, kapjen e sistemit të Drejtësisë. Nuk është e largët dhe e harruar për qytetarët shqiptar përpjekja e vazhdueshme e Ramës për kapjen politike të sistemi të drejtësisë. Ishte përpjekja e opozitës që mundësoi miratimin konsensual të saj, ndërsa tani përmes vettingut, duke pasur përkrahjen e Soros, Rama kërkon në mënyrë imediate të përdhosë Kushtetutën e vendit, duke pasur në kontrollin e vet gjithë sistemin e drejtësisë.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seven − five =