Përfaqësuesi i CDU te Angela Merkel në çadrën e PD: Zgjedhjet e lira të rëndësishme për Shqipërinë – ky është momenti juaj

Basha: Qeveria teknike, kusht i panegociueshëm – S’ka vetting me Rroshin e Prengën

Në krah të përfaqësuesve të CDU, parti e kancelares gjermane Angela Merkel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ripërsëriti edhe një herë se protesta nuk do të ndalet dhe sheshi nuk do të lirohet derisa të arrihet fitorja. Basha ripërsëriti kërkesën e panegociueshme: qeveri teknike për zgjedhje të lira. Në çadrën e opozitës, përfaqësuesi i CDU, Paul Ziemak siguroi protestuesit se zëri i tyre është dëgjuar deri në vendin e tij. Ziemak kujtoi rrëzimin e murit që ndante dy Gjermanitë për t’i dhënë zemër të rinjve që të mbështesin këtë kauzë

Ish-kryeministri Berisha: Mbështetje e madhe ndërkombëtare për revolucionin demokratik

 

Në çadrën e opozitës kanë qenë sot të pranishëm dy përfaqësues të CDU-së gjermane.

Teksa i falënderuar për praninë e tyre, kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha tha se mbështetja ndaj kauzës së opozitës po shtohet. “Kemi dy zëra evropianë që mbështesin kauzën tonë”, tha Basha, ndërsa ritheksoi se opozita nuk do të largohet nga sheshi para kryeministrisë deri në fitore. Pas fjalëve inkurajuese dhe mesazheve të forta që ndanë me të pranishmit në protestë, Paul Ziemak, Kreu i forumit rinor të CDU gjermane dhe kryetari i Unionit të të rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira, krye opozitari Lulzim Basha pohoi se PD do të vijojë betejën e saj deri fitore. Teksa falënderoj për qëndrimin pro kauzës së opozitës që sipas tij vinë nga Evropa por dhe mbarë bota, lideri Basha tha se rina ka në dorë fatin e vendit. Sipas tij, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është një nga kushtet e panegociueshme. “Kjo është mbështetja kuptimplotë që Evropa i jep kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kauzës së qytetarëve shqiptarë për një Republikë të re. Ky mesazh është besim i madh që investohet tek kjo lëvizje, pasi unë jam ushtar i kësaj lëvizje deri në fitore. Ky është një mesazh për të gjithë ata që janë sot në ballë të kësaj beteje, të kësaj përballje. Nesër do jenë ata që do kenë në dorë fatin e vendit. Mesazhi që vjen sot nga miqtë tanë gjerman dhe spanjoll është i madh. zgjedhje të lira dhe të ndershme është kusht i panegocueshëm. I dëgjuat mesazhet mbështesë nga Europa? Që vjen nga e gjitha bota? Nuk do e lëshojmë këtë betejë deri në fitore. Kampionët e lirisë janë me ne. Faktet janë me ne. Shumica e shqiptarëve janë me ne, Zoti është me ne. Fitorja është e juaja, e shqiptarëve, e Shqipërisë”, tha Basha.

Përfaqësuesi i CDU në çadrën e PD: Zgjedhjet të rëndësishme për Shqipërinë/Politikanë të huaj iu bashkuan dje çadrës së opozitës duke shprehur mbështetjen për kryetarin e PD Lulzim Basha. Paul Ziemak kryetar i të rinjve të partisë gjermane Kristian-Demokrate të Angela Merkel dhe Javier H. Mira kreu i të rinjve të së djathtës evropiane, frymëzuan qytetarët me mesazhet e tyre. Javier H. Mira bëri deklarata të qarta duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe ftoi Ilir Metën që të dilte nga Qeveria, duke i hapur kështu rrugën krijimit të një qeverie teknike. Protestën e opozitës në Tiranë, e ka mbështetur edhe përfaqësuesi i CDU-së, Paule Ziemak, i cili theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Ziemek: Ju e dini që Gjermania ka qenë e ndarë në dy pjesë përmes një muri. Dhe shumë vetë mendonin se nuk ka për të pasur më ndryshime, kështu do të mbetej situata. Ndërkohë që kishte edhe njerëz të tjerë si ju që menduan se mund t’i ndryshojnë gjërat me paqe. Në 1989, muri i Berlinit u rrëzua dhe Evropa Lindore u çlirua, ndërsa tani ne përballemi me sfida të reja, veçanërisht në Shqipëri, dhe tani është momenti juaj, është koha juaj që ju të merrni në dorë të ardhmen e vendit tuaj. Dhe ju duhet të bëni pyetje vetes, familjes tuaj; çfarë lloj të ardhmeje doni të keni për Shqipërinë? A doni një Shqipëri ku kriminelët të kenë më shumë të drejta se sa njerëzit e thjeshtë? Apo doni një vend ku sundon ligji dhe mbështeten njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë dhe ku të gjithë të kenë shanse të barabarta pavarësisht se kush je. Të tërë mund të jetojnë në liri, pa korrupsion. Në qoftë se doni të jetoni në një vend ku secili të marrë atë që do, duhet të votoni Lulzim Bashën. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Ka ardhur momenti që ju mund të ndryshoni diçka. Ky është momenti juaj”.

Njihuni me politikanin gjerman që do të vizitojë “çadrën e lirisë”/Paul Ziemiak 31 vjeç, është Kryetari i Unionit të të Rinjve të Gjermanisë (Jungen Union Deutschlands) dhe do të jetë kandidat për deputet të CDU në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Ai do të jetë i 11-ti në listën e partisë së Angela Merkel CDU. Ziemiak, njihet ndryshe si i besuari i kancelares gjermane. Këtë herë vjen në Tiranë për të mbështetur protestën e opozitës, në kauzën e tyre.

Paul Ziemiak, është një nga 3 politikanët e rinj më të suksesshëm tek i cili gjermanët shohin të ardhmen e tyre.

Kronika- S’ka vetting me Rroshin e Prengën-Vetting do të ketë një ditë pas qeverisë teknike/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur se me qeverinë Rama nuk mund të ketë vetting, duke theksuar se ai proces do të ndodhë një ditë pas qeverisë teknike. Në ditën e 9 te protestës, Lulzim Basha, i prerë në vendimin e tij tha se procesi i rivlerësimit te gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund te behet me këtë qeveri dhe me Edi Ramën, i cili sipas tij mbron dhe është aleat me kriminelet brenda dhe jashtë Parlamentit. “9 ditë e 9 netë pa ndalim për kauzën e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot përsëri në mesin tonë kemi njerëz që përfaqësojnë ajkën e shoqërisë, ajkën e kombit, përfaqësues të artistëve, përfaqësues të kulturës shqiptare. Artistë të nderuar, intelektualë të mendimit më të fuqishëm shqiptar, sportistë, njerëz të medias, njerëz të lire. Këta janë këtu sepse me shqiptarët e ndershëm me shqiptarët e lirë, i bashkon kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Forca jonë, janë elita e vërtetë, janë intelektualët, janë pedagogët, janë artistët janë sportistët, janë më e mira që ka prodhuar e prodhon ky komb. Është sigurisht, rinia shqiptare, rinia studentore, rinia gjimnaziste që ka qenë e vazhdon të jetë ditë e natë pjesë e forcës dhe e vendosmërisë së këtij bashkimi popullor. Një shumicë e cila nuk kërkon lëmoshë , por mundësi për të ndërtuar jetën me punë të ndershme dhe kjo i mohohet,  i shkelet i dhunohet, nga kush;nga një pakicë e cila shkel ditë për ditë kushtetutën, shkel ditë për ditë ligjin. Pse e shkel ligjin Edi Rama, për të mbajtur Elvis Rroshin kryetar bashkie kundër ligjit. Pse, nga njëra anë, investohet te ai për të mbajtur një bandit të dënuar për përdhunim , të dënuar për trafik droge në kundërshtim me ligjin, në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kavajës, dhe nga ana tjetër i merr shpirtin dhe i vë këmbën të pamundurit, të varfëritë, të papunit, atij që nuk ka mundësinë ti kthejë favoret me shërbimet kriminale që merr nga kriminelët që ka futur në politikë. Sepse Edi Rama, fatin e tij e ka lidhur tashmë jo me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm por me një grusht kriminelësh, hajdutësh dhe zuzarësh. U ka dhënë për detyrë të frikësojnë e të terrorizojnë qytetarët me qëllim që të prishë zgjedhjet e ardhshme. Të prishë zgjedhjet e ardhshme me qëllim që, përsëri ai me një grusht kriminelësh të mbeten në pushtet e të vazhdojnë ti marrin frymën popullit”, tha Basha. Më tej, kreu demokrat tha se Edi Rama dhe banda e tij është më e izoluar se kurrë , nuk e duan demokratët, nuk e duan socialistët, nuk e do Jugu, nuk e do Veriu. “E kanë kuptuar, se beteja jonë nuk ka e nuk mund të ketë përfundim tjetër përveç fitores së qytetarëve të bashkuar, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin e parlamentit dhe institucioneve, luftës kundër drogës dhe një drejtësi të vërtetë. Vetting me Armando Prengën, vetting me Elvis Rroshin nuk ka e nuk ka për të pasur. Por do të ketë me qeverisjen e re, me qeverisjen që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe që të nesërmen ne do të ulemi për ti dhënë shqiptarëve Vettingun të cilin e votuam në 22 Korrik, vettingun që garanton gjyqtarë dhe prokurorë të pastër e të pa kapur, të cilët janë makthi i Edi Ramës. I dridhen leqet e këmbëve kur mendon drejtësinë e pa kapur, drejtësinë që nuk e merr dot në telefon ta shantazhoj e ta urdhërojë, atij dhe bandës në pushtet. I prishet gjumi nga vettingu i vërtetë. Prandaj do vetting fasadë, me shoqatat e vullnetarëve të Enverit që ka nxjerrë sot rrugëve të Tiranës. Vetting do të ketë një ditë pas qeverisë teknike, do të ketë vetting të vërtetë dhe drejtësi të vërtetë. Ose do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur. Ne nuk do ti lejojmë, nuk do ti lejojmë zgjedhjet fasadë”, tha Basha. Kryetari i Partisë Demokratike tha se protesta nuk ka kthim pas deri me garantimin e qeverise teknike. kjo beteje tha ai nuk është për të marrë pushtetin ne tavoline apo për t’u bërë Basha kryeministër, por për t’i kthyer shpresën shqiptarëve. “Ne nuk do ti lejojmë, nuk do ti lejojmë zgjedhjet fasadë. Dikush sot kishte shprehur shqetësimin për radhët e ushtrisë së republikës së re. Ku është ushtria e republikës së re? Ushtria  e republikës së re ishte në sheshin e 18 Shkurtit, ushtria e republikës së re është në këtë shesh, ushtria e republikës së re është në çdo shtëpi shqiptari dhe shqiptareje, që është i zhgënjyer i goditur, i nëpërkëmbur nga një qeveri e padrejtësisë e arrogancës dhe e anti ligjit, dhe pret thirrjen finale, thirrjen finale për tu çuar në këmbë e për ta përmbysur dhe varrosur republikën e krimit, republikën e korrupsionit, republikën e drogës, republikën e padrejtësisë. Ndaj, ditët e kësaj beteje, janë ditët e lavdisë së vërtetë qytetare. Kjo nuk është një betejë politike, kjo nuk është një betejë për të marrë pushtetin në tavolinë. Kjo nuk është një betejë për t’i dhënë pushtetin Lulzim Bashës. Kjo është një betejë për t’i dhënë pushtetin çdo qytetari dhe çdo qytetareje shqiptare, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është një lëvizje ku PD ka krenarinë të jetë pjesë, të jetë pjesë dhe drejtuese. Po lëvizja i ka tejkaluar kufijtë e partive politike. Kjo është një lëvizje kombëtare, demokratike, popullore, paqësore, por e vendosur deri në fund për të hedhur republikën e krimit dhe për të ngritur republikën e re, republikën e vlerave. Republikën e vlerave, jo të Armando Prengës, Elvis Rroshit  me shokë, por republikën e qytetarit të ndershëm, të mjekut të ndershëm, të artistit e të intelektualit të ndershëm, të pensionistit që respektohet, që nuk dhunohet e poshtërohet me pensione që sot blejnë më pak se para tri vite e gjysmë, të punonjësve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit e që duhet të kenë garanci për vendet e tyre të punës”, theksoi Basha. Basha foli për incidentin në çadrën e protestës ku u godit me grusht kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Saphiu, duke  e cilësuar autorin provokator të nxitur nga PS. Në këtë pikë Basha kishte një mesazh për mazhorancën. “Mos provokoni popullin, përndryshe pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të jenë mbi ju, urdhëruesit e provokimeve. Thirrjen finale për t’u çuar në këmbë  republikën e krimit, republikën e korrupsionit”. Asgjë nuk na ndal në rrugën tonë, as provokimet. Dje provokatorët e Edi Ramës goditën në këtë tendë kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e bënë me pabesi siç e kanë denbabaden për zakon. Provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër. Dhe unë dua të përshëndes ata të cilët nuk lejuan që provokatori të largohej, pa iu prekur qimja e flokut. Por dua të përsëris edhe një herë thirrjen: të shmangin provokimet, mos provokoni popullin, përndryshe, pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do të jenë mbi ju, urdhëruesin e provokimeve. Mos provokoni popullin”. Kreu demokrat përmendi edhe provokatorët që ishin dërguar enkas për të sabotuar protestën e Zharrzës. “Provokatorët po kështu dje, një grusht provokatorësh të PS, e munduan të sabotojnë aktin fisnik dhe sublim të grevistëve të Zharzës. Duke ju shprehur dhe një herë solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë, duke i kërkuar mediave të pasqyrojnë dhe mos censurojnë vuajtjet dhe sakrificat e tyre epike për drejtësi, i bëj thirrje Edi Ramës të ndalë provokimet, t’u përgjigjet nevojave qytetare, brengës së madhe qytetare të grevistëve të Zharshës. Ta dinë nga kjo çadër e lirisë se kanë mbështetjen tonë të plotë e të gjithanshme, jo për ti përdorur politikisht, por për hallin e tyre njerëzor, për faktin se ju kanë shkatërruar kulmin e shtëpive për shkak të babëzisë dhe korrupsionit, për shkak të milionave që ky dhe njerëzit e lidhur me të, fusin në xhepat e tyre. Dua ta mbyll këtë fjalë, duke garantuar gjithë komunitetin e kulturës dhe të artit, se Republika  e Re do ta ketë nder të krenohet me punën tuaj, me dinjitetin tuaj dhe produktin tuaj kulturor dhe artistik, dhe do ta ketë për detyrë të kontribuojë, jo për fasada, jo për miliona të cilat shpërdorohen dhe vidhen por të kontribuojë që asnjë artist shqiptar, asnjë njeri i kulturës apo i sportit shqiptar, të mos mbetet pa u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm që jep për shpirtin kombëtar, për kulturën kombëtare, për artin kombëtar”, tha Basha.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty − ten =