Profesor Kolë Susaj sot mjeshter i madh!

Nga: Agron Prebibaj

Presidenti Nishani, nderoi kompozitorin e madh shqiptar.

Sot Presidenti i Republikes se Shqiperise Shkelqesia e Tij z.Bujar Nishani priti zyrtarisht ne Presidence 30 miq te te gjitha fushave per te nderuar kompozitorin e madh shqiptar Prof.Kole Susaj.
Perfundimisht, pas fjaleve te nderuara per kompozitorin Susaj i jep titullin MJESHTER I MADH.

Ne fjalen e Presidentit per kompozitorin e muzikes Susaj, te gjithe miqte e pranishem u ndihen te emocionuar dhe mjaft te suprizuar pasi Shkelqesia Nishani ndertoj jeten dhe veprimtarine me mire se secili bashkepuntore apo mik i Tij, nje ndjenje kjo vllazerore e njerezore per bashkekombasit dhe ndjesia vjen kur flet personaliteti unitar i kombit apo me mire babai i kombit.

Te gjithe pjesmarresit ne heshtje dhe me duartrokitjen e tyre, i dhane mesazhin e forte Presidentit per nderimin qe ju beri.
Une sot ne Presidence u ndieva si ne Shtepine e Zotit, kjo per here te pare per mua pasi gjithnje kam shkuar te zyrtaret e larte te shtetit shqiptar duke iu lutur ‘djallit’ te me ndihmoje ne bindjen se do te takoja nje djalle te vertete ndersa sot ndodhi krejt e kunderta, u ndjeva ne shtepine time, ne shtepine e te Zotit te shqiptareve.

Pas daljes nga Presidenca njeri nga miqte e mi Gjin Gjoli, po me ngacmonte pasi me shikoj te emocionuar:
-Agron, te lumte, ti e fillove, lebove shume bukur dhe ja arrite qellimit, megjithese Prof. Koles, i takonte vite me pare.
Sinqerisht, u mallengjeva nga fjalet e intelektualit Gjin Gjoli, u perlota (lot gezimi) natyrshem dhe e perqafova duke shtrenguar duart ketij pinjolli te nje familje te shkelqyer te Malsise se Gjakoves, vertete, nje intelektual i shkelqyer ne karrieren e tij dhe nje nacionalist i shendoshe, nje potencial qe duhet promovuar.

E falenderova z.Gjoli, per ngarkesen emocionale qe me dha, ne nje moment te drejtimit te lobimit tim, kto jane krejt te natyrshme pasi njeriu lind, jeton dhe punon dhe ndahet nga kjo bote qe ne jetojme por disa jane te veçante ne jeten dhe veprimtarine e tyre, jane te veçante se dikush eshte me njerezor apo human duke sjellur dashuri dhe qytetari, dikush tjeter me aktiv ne punet e tij duke prodhuar ne sherbim te popujve, kulture, dije edukim, bashkejetese
e deri shkence, pa te cilat njeriu nuk mund te ndryshonte nga qeniet e tjera te mbitokes. Faleminderit Gjin per ndjesine e ngacmimin njerezore qe me bere sot pas dekorimit te kompozitorit te madh Kole Susaj.

JETA DHE VEPRIMTARIA E PROFESOR KOLE SUSAJ

Në 40 vite jete krijuese dhe drejtues ne fushen e muzikes ne zhanrin e kenges dhe valles ne llojshmerine e tyre.
Këngët ose veprat e tij i kanë mbijetuar kohës, kane gjetur vënd dhe kane patur sukses ne jeten koncertale, në gëzime e festa familjare si brenda e jashte Shqiperise si dhe ne festivale kombëtare e nderkombetare.
Profesor Susaj ka kompozuar mbi 300 këngë, ku mbi 100 janë videoklipe të realizuara nga studio profesioniste dhe te kenduara zërat më të mirë të trojave shqiptare.
Për të veçuar është kënga, “SHQIPERI O NENA IME” dhe “JAKUP FERRI”, këng të cilat tashmë janë shndërruar në hymn per mijera e mijera degjues kudo ku flitet e kendohet shqip, e kenduar ne version popullor dhe modern. Këto këngë janë të kënduara nga këngëtari Gezim Nika dhe Arif Vladi, sot të kënduar e nga disa këngëtarë të trojeve shqiptare, te cilat pasohen me kengetaren Shkurte Fejza-Lutem per vendin tim, Mera Zymeri-Ç’ka ka zogu qe po kan, Ora e Historise, Dava Gjergji-Prin Flamuri, Dionis Delia-Jam Thaçiane, Leke Pecnikaj-Moj Tropoje e plot te tjera.
Në karrieren e tij, Prof. Susaj është vleresuar me shume çmime, por çmimi i madh per të mbetet koleget dhe publiku. Por disa nga këngët që duhet kujtuar janë:
Kënga Loja fluturon në festivalin kombëtar të femijëve në Shkodër mori çmim të parë.
Kush e gjen (Festivali kombëtar i femijëve)- çmim i dytë.
Kur qeshin e qajn lodrat (Festivali kombëtar i femijëve)- çmim i dytë.
Kënga e Fushe Kosovës- çmim laurat
Tablloja koreografike- E përzgjedhur e realizuar nga Asambli i Shtetit.
Shkëlqimi i kompozitorit Susaj është si udhëheqës artistik i Asamblit arstistik të Tropojës në vitet 1983, 1988 në Gjirokastër dhe në 1994 në Berat, i cilia rrëmben dy çmime të para e një të dytë.
Perveç krijimtarise së tij si kompozitor, ka drejtuar dhe udhehequr veprimtari te ndryshme artistike brenda dhe jashte vendit si ne Friburg, Zvicer, Hamburg, Vinola(Itali), Tirane dhe Prishtine, duke u nderuar me çmime.
Akoma ai vazhdon të jetë krijues aktiv i muzikes per shume kengetare shqiptare dhe bashkepunon me producente te njohur te muzikes shqiptare.

Profesor urime! More ate qe duhet ta kishe marre me pare, kjo eshte puna, veprimtaria dhe djersa juaj…

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

twenty − thirteen =