Rama në Shkodër jo vetëm me protesta, por edhe me goditje vezësh

Kryeministri Edi Rama, që ka mbajtur një leksion të hapur sot në Universitetin e Shkodrës me pedagogët dhe studentët, është pritur jo vetëm me protesta, por edhe me goditje vezësh.

Të rinjtë e FRPD-së nuk kanë ngurruar ‘të ngrenë dorë’ mbi Kryeministrin edhe pse shokët e tyre që vepruan po njesoj në Tiranë, që e qëlluan me vezë për reformën e Arsimit të Lartë, janë dërguar për ndjekje penale dhe priten të dënohen me punë vullnetare.

Rama ishte sot në universitet për t’u folur studentëve për rëndësinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ai shoqërohej edhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

3 × 1 =