Rama si UFO ne Shkodër: Nuk gjen elektriciste dhe hidraulike. Por ne fakt jane me mijera por nuk ka pune

Rama si UFO ne Shkodër: Nuk gjen elektriciste dhe hidraulike. Por ne fakt jane me mijera por nuk ka pune.

Në një bashkëbisedim me studentët në Universitetin e Shkodrës, kryeministri Rama u ndal në reformën në drejtësi duke thënë se opozita ka të njëjtat të drejta për zgjedhjen e anëtarëve për komisionin e “Vetting”-ut.

Në leksionin e hapur me temë “Koha për reformën në drejtësi është tani”, ai tha se u gjet sistemi arsimor me një korsi, korsinë e arsimit të lartë dhe ku korsia e arsimit profesional ishte mbyllur gjë që solli një numër të madh diplomash pa vlerë dhe një boshllëk katastrofik për ekonominë dhe punësimin, për shkak të mungesës së shuam zanateve pa të cilat një ekonomi nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas tij, kjo do të thotë një humbje e madhe e cilësisë së kapitalit njerëzor të vendit.

“Ju jeni dëshmitarë të faktit se si në Shqipëri u arrit të hapeshin më shumë universitet për frymë se në Britaninë e Madhe dhe Gjermani, me 8 herë më shumë se Britania e Madhe. Quheshin universitete por ishin skema financiare ku paguhej për të marrë një diplomë. Për shkak se ishin të licencuara nga shteti, shumë prindër hodhën në lumë investimet për fëmijët e tyre”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se kjo gjë nuk është e mundur nëse nuk garantohet certifikata e pronës dhe qëndrueshmëria e kontratave. Në këtë drejtim ai cilësoi si problem raportin me gjykatat.

 

“Ne kemi punuar dy vjet me një kompani që erdhi me kërkesën për të bërë një kompleks turistik me 5 yje dhe pasi i vumë në dispozicion një pronë shtetërore në bregdet, aty ku nuk ka shkelur këmbë njeriu dhe në momentin kur po finalizohej gjithë procesi, vjen vendimi i gjykatës dhe del që ne e kishim humbur ndërkohë atë pronë. Në mënyrën më të paimagjinueshme, një grup pretendentësh shkojnë në gjykatë dhe paraqiten si trashëgimtarë të një familje të njohur dhe kërkojnë 50 hektarë, gjykata u jep 495 hektarë”, u shpreh Rama.

Ai hoqi paralele duke thënë se është si të shkosh në gjykatë të ndahesh nga burri dhe gjykata të nxjerrë me pesë burra.

“Për këtë arsye reforma në drejtësi nuk është një fjalë goje, por reforma dhe Vettingu janë instrument i pazëvendësueshëm për të zhvilluar më tej ekonominë dhe punësimin. Po të shikoni listën e vendeve të rajonit dhe investimet e huaja, në vend të parë është Mali i Zi dhe diferencën e bëjnë tre investime të mëdha në turizëm për komplekse me pesë yje”, tha kreu i qeverisë.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

12 − two =