Shqipëri: Biznesi i mesëm në vështirësi

Shqipëri: Biznesi i mesëm në vështirësi

Moskreditimi ka vënë në pozitë të vështirë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Sektori më jetik në ekonominë e vendit është në raportet më problematike me bankat.

Bizneset e vogla dhe të mesme përbëjnë mbi 95 përqind të biznesit në tërësi në Shqipëri. Kontribuojnë në gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto, kanë 80 përqind të investimeve dhe aty aktivizohen rreth 200 mijë të punësuar. Por megjithatë ky është sektori që vuan prej kohësh mungesën e kredive, si një tregues që ka favorizuar drejtëpërdrejt ngadalësimin e ritmeve të rritjes së ekonomisë shqiptare, dhe ka ndikuar në rritjen e papunësisë, uljen e mirëqënies, keqësimit të bilancit tregëtar etj.

Burimi – kreditë problematike

Shpëtim Luku, analist i çështjeve të ekonomisë në media, mendon se prirja per rënie të kreditimit të ekonomisë në tërësi dhe sipërmarrjeve të vogla e të mesme në veçanti nuk është thjesht një perceptim në publik, por fakt i verifikuar nga statistikat që raporton dhe Banka e Shqipërisë. Kredia për ekonominë, sipas BSH-së, po shënon ritmet më të ulëta të rritjes në dekadën e fundit, duke ndikuar negativisht në rigjallërimin e ekonomisë së dobët shqiptare, thotë Luku për DW: “Ky vit rezulton të jetë më ikeqi sa i përket financimit të ekonomisë, që nga vitet e para të mijëvjeçarit të ri, kur sistemi bankar filloi të zhvillohej vrullshëm. Bankat janë përqendruar vetëm në kthimin e kredive dhe sidomos në rikuperimin e atyre me probleme, duke e ndërprerë tërësisht huadhënien për bizneset apo individë.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.