Si të krijoni një biznes tuajin të suksesshëm? Trajtim hyrës

Të bëni një biznes vetë mund të jetë ndjellëse dhe mund të sjellë përfitime të mira në të njëjtën kohë, por njëkohësisht mund të jetë e lodhshme – sidomos nëse jeni duke kërkuar për një ide të mirë. Të gjeni një ide të mirë për biznes dhe ti kushtoheni asaj mund të kërkojë kohë. Përpara se të bëni ndonjë hap të nxituar percaktoni mirë se ç’doni të bëni, sa para do të investoni dhe njëkohësisht a ju kënaq kjo gjë apo jo. Bëni atë që keni pasion. Të filloni një biznes duke bërë atë çka keni pasion mund të duket e lehtë. Nëse ju pelqejnë kafshët nuk është e thënë që nuk mund të hapni një dyqan kafshësh. Sigurisht që mundeni. Konsideroni që pasionin tuaj mund ta ktheni njëkohesisht në fushën tuaj të ekspertizës – qoftë të stërvisni qentë ose të zbukuroni torta. Bëni kurse ose behuni studentë në një biznes që ju interson për të përfituar dijet e nevojshme.

Kërkoni një treg të “ngrohtë”

Çdo fushë ka tregjet e saj. Duhet që para se të hapni një biznes të studioni një herë një treg të caktuar. Nëse keni inteers të hapni një biznes duhet fillimisht të dini se çfarë dokumentacioni ju nevojitet, kështu që nëse doni të hapni një klinikë duhet fillimisht të merrni një liçensë.

Zgjidhni një problem

Mbani nje bllok shënimesh që të shënoni çdo problem që ju shfaqet gjatë punës. Nëse keni një problem dhe mendoni që “do të ishte shumë më e lehtë nëse kjo nuk do të ndodhte” atëherë këtë problem shënojeni që më pas të keni mundësinë të gjeni mënyrën për ta zgjidhur. Bëni kërkimin, qoftë edhe online dhe shihni nëse keni gjetur zgjidhjen. Mund të kuptoni se kështu i keni dhënë më shumë mundësi biznesit tuaj.

Përmbushni një nevojë

Bizneset që përfshijnë shërbimet janë shumë të suksesshme sidomos nëse ju ofroni një shërbim që nuk e ofron askush tjetër në treg. Ndoshta ju mund të keni degjuar nënat në park të ankohen pëer mungesën e një kopshti në zonën e tyre. Ose ndoshta pronarë të ndryshëm kafshësh kanë nevojë për një vend ku të lënë kafshët e tyre në kohën që nuk janë në shtëpi. Ndoshta më të moshuarit në zonën tuaj mund të kenë nevojë për një shoqërues për të bërë pazarin e kështu me rradhë. Pra, hidhini njëe sy lagjes ose qytetit tuaj dhe shihni se cilat nevoja mund të plotësoni duke ofruar një shërbim në biznesin tuaj të ri.

Bëni kërkime për këtë biznes

Pasi të keni zgjedhur fushën ku do të operoni, duhet të bëni një kërkim të detajuar se si mund të nisni këtë biznes në praktikë. Shkoni  në  bibliotekë  ose  futuni online  dhe shikoni  artikuj ose  libra lidhur me  biznesin  që  keni përzgjedhur ju. Gjeni se çfarë ju duhet të bëni ose të blini për të hapur biznesin tuaj. Konsultohuni në zyrën e Bashkisë për të gjetur se çfarë dokumentash ligjore ju nevojiten për të “hapur dyert”. Pasi të siguroni financimet dhe hapat që do të ndiqni, do të jeni të gatshëm për të vazhduar. Kur keni një ide për të hapur një biznes të vogël një nga pengesat më të mëdha, ndër të cilat mund të hasni është financimi. Nëse keni nevojë për para për të filluar biznesin tuaj, ka shumë programe që mund t’ju ndihmojnë për këtë qëllim.

Funksioni

Të gjeni para për biznesin tuaj mund tju lejojë të bëni shumë hapa përpara. Për shembull mund tu duhet të merrni para borxh në mënyrë që të blini një copë tokë për të zgjeruar biznesin tuaj. Njëkohësisht mund t’ju duhen para për rrogat dhe për të blerë pajisje. Mund të doni qëe të investoni në blerjen e një produkti dhe më pas ta shisni atë produkt.

Llojet

Mund të merrni para hua nga disa burime të ndryshme. Një ndër mënyrat më të zakoneshme për të financuar njeë biznes të ri është financimi nëpërmjet kredisë nga bankat. Gjithashtu mund të merrni para hua nga ndonjë investitor privat ose nga miqtë dhe familjarët tuaj. Ju mund ti merrni këto para edhe me kredi personale.

Plani i Biznesit

Përpara se të filloni të kërkoni para nga çdo burim i mundshëm, përpiloni një plan të detajuar biznesi. Ky është një dokument që nenvijëzon qëllimin e një biznesi dhe se çfarë pretendoni të arrini me këtë biznes. Duke krijuar një plan biznesi, është e rëndësishme që të jeni sa më shumë realist. Investitorët do të duan të shohin se ju e keni menduar mirë këtë biznes përpara se të bëhen pjesë e këtij projekti me paratë e tyre.

 

Konsiderata

Nëse nuk arrini të merrni para hua me ndonjë nga metodat tradicionale, mund ti siguroni paratë që ju nevojiten nëpërmjet formave të ndryshme të financimit. Për shembull, disa pronarë biznesesh marrin kredi me interesa shumë të larta për të marrë hua paratë që ju nevojiten sa më shpejtë. Nëse vendosni të merrni kredi të këtilla mendojeni mirë se çfarë kostosh do të ketë ajo mbi jetën dhe biznesin tuaj përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim të tillë.

10 mënyra për të gjetur biznesin që keni ëndërruar

Idetë e mëdha të biznesit janë rrotull jush. Duhet vetëm t’u “hapësh derën” mundësive dhe së shpejti do t’ia dilni mbanë. Për të nisur kërkimin e kësaj ideje të madhe, filloni me burimet e mëposhtme.

  1. Fillo me familjen. Ndërhyrja e familjes në idetë e mëdha të biznesit mund të mos duket si një hap i qartë në fillim. Sigurisht, sapo ta zhvilloni idenë tuaj ju do të kërkoni ndihmën e tyre në para, por sa mund të të ndihmojë një baba i vjetër në moshë apo një kushëri. Për fat të keq, shumë njerëz këmbëngulin për të ngritur një biznes vetë pa ndonjë ndihmë nga familja. Kjo është marrëzi.
  1. Kërkoni ndihmë nga shokët tuaj. Shembulli i kompanisë së kompjuterave Apple është një nga të shumtët në literaturën ekonomike. Po të mos ishte shoku i Steve Jobs, Steve Wozniak, sot nuk do të ekzistonin kompjuterat Apple pasi Jobs nuk dinte asgjë për kompjuterat. Wozniak, nga ana tjetër, ishte gjeni kompjuterash dhe që krijoi Apple-in e parë. Jobs kishte aftësi për ide të famshme biznesi dhe vëzhgoi mundësitë e tregut për zhvillimin e një lloji të ri kompjuteri. Leksioni më i rëndësishëm është që të jesh i vëmendshëm gjatë gjithë kohës në mënyrë të tillë që të rifitosh idetë e mira kur ndeshesh me to. Është më mire që të mund të fitosh para duke “vjedhur” idetë e një tjetri sesa të mundohesh të krijosh idetë e tua.
  1. Studio me vëmendje gjithë gjërat që të shqetësojnë. Mund të mos duket shumë i thellë, vendi që ne jetojmë është pjellor për ide mjaft të mira biznesi.
  1. Përmbush dëshirat e tua. Me qindra njerëz të zgjuar i kanë kthyer hobet e tyre në biznese të suksesshme. Herët në vitet 1970, “Zagats” ishte një korporatë avokatësh që kishin pasion darkat nëpër restorante të shtrenjta. Për argëtim ata krijuan një gazetë ku kërkonin nga miqtë e tyre të renditnin sipas një kategorie të caktuar restorantet më të njohura. Çdo vit u grumbulluan gjithnjë e më shumë restorante të reja dhe gradualisht u bë nje biznes kaq i shtrenjtë dhe i kërkuar, saqë çiftet e reja jepnin para që kjo të mund të lehtësonte ca shpenzimet dhe kohën e tyre. Kur bën diçka që ti me të vërtetë e dëshiron, nuk mund ta quash asnjëherë punë.
  1. Udhëto. Udhëtimi në vende të ndryshme të hap sytë drejt një bollëku mundësish për ide të reja për të krijuar biznesin tuaj.
  1. Ji gjithmone vigjilen Kur vëren diçka që të tërheq vëmendjen, pyet veten: Çfarë ka kjo situatë që mua më duket e veçantë? Pastaj përqëndroje vëmendjen për t’u përshtatur me idenë e re. Procesi i minimizimit të idesë shpesh pjell tregje të favorshme.
  1. Analizo hilet e vjetra dhe pastaj ndërto diçka të re, më të mirë. Në qoftë se produkti ekzistues nuk përmbush standardet e tua, krijo një më të mirë. Vetëm mendoni.
  1. Bëni reklamë të produktit në rrugë. Nuk ka vend më të mirë se rruga për të reklamuar një produkt. Kultura e rrugës shpiku hip-hop-in, punk-un dhe llojë të tjera muzike që janë shumë në modë dhe të cilat shumë shpejt u kthyen në biznes fitim-prurë Shpesh ide të mëdha mund të gjenden thjesht duke shfletuar kalimthi ndodhitë e një qyteti të vogël.
  1. Fli dhe ëndërro. Shumë njerëz nuk i marrin për bazë ëndërrat e tyre dhe disa të tjerë as që i mbajnë mend fare ato. Por në disa raste ia vlen t’ua vësh veshin këtyre mesazheve të brendshme, pavarësisht se ato mund të jenë të çuditshme apo larg realitetit. Asnjëherë nuk i dihet, mundet që në këto ëndërra të gjesh pikënisjen e një ideje interesante. Pjesa më e vështirë është që të kërcesh nga krevati në mes të natës dhe të mbash shënim këto ide të famshme para se të vijë mëngjesi dhe t’i kesh harrua
Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.