Vendimi për të ndërmarrë një iniciativë personale, Pjesa e Tretë

Dëshironi të krijoni ndërmarrjen tuaj? Të jeni zot të vetvetës?

Besimi në idenë dhe në forcat vetjake, gadishmëria për të rrezikuar kapitalin, dëshira për pavarësi individuale, aftësia për të krijuar kontakte, motivacioni dhe zellshmëria dhe aftësia për të menduar dhe krijuar janë vetëm disa nga karakteristikat e një ndërmarrësi të suksesshëm. Krahas kësaj, suksesi i ndërmarrësisë së mirëfilltë ndërlidhet drejtpërdrejt edhe me kualifikimet profesionale të themeluesit dhe me dituritë e tij në lëmin e biznesit. Nëse këto njohuri ju mungojnë, është i domosdoshëm vijimi i kurseve përgatitore nga lëmi i ekonomisë dhe biznesit dhe këshillimi me institucione dhe organizata të specializuara për këtë.

Ja çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni një biznes të ri

Mendoni se keni atë çfarë duhet?

Nuk e kemi për karakteristika personale – ose jo veteëm karakteristika personale. Mendoni se keni të gjithë ato aftësi, energji, para, njerëz dhe njohuri për të filluar një biznes? Themeluesit të cilët identifikojnë me kujdes dhe vlerësojnë burimet e tyre në ndjekje të një qëllimi të caktuar tregojnë se vet-efikasiteti i një lideri është veti të cilën shumë akademikë besojnë se është parashikuesi më i mirë i suksesit.

A jeni gati të sakrifikoni për të tjerët

Një themelues mund të jetë në një anije, por shumë shpejt ai mund të pilotojë anijen me investuesit dhe punonjësit në bord dhe familjet e tyre nën kuvertë. Të rrezikosh të ardhmen tënde është shumë e thjeshtë krahasuar me rrezikimin e të ardhmes së atyre që besojnë tek ty. Ata njerëz nuk mund të kuptojnë tërësisht biznesin tuaj”- thotë J.Robert Baum, një professor në Universitetin E Maryand.” Ata nuk mund të kuptojnë nivelin e rrezikut. Por ato mendojnë që do të jenë gjithmonë në rregull, sepse ju jeni shumë të zgjuar. Të thyesh ëndërrat e tyre është shumë e dhimbshme.

Si mund të përballeni me pengesat?

Kur ju buzëqeshni, e gjithë kompania juaj buzëqesh me ju. Morali ngrihet dhe ulet sipas humorit të liderit. Si pasojë njerëz të cilët janë me humor të keq ose depresion mund të “infektojnë” në mënyrë fatale kompanitë e tyre.

A jeni më shumë krijues sesa një shef?

Të rrisësh një fëmi është shumë mëe e vështirë sesa të krijosh një fëmi, dhe e njëjta gjë ndodh dhe me produktet e reja. Shumë herë, këto prototipa krijuesish harxhojnë shumëe para për të krijuar një produkt duke menduar se klientët janë duke pritur pas derës së tyre. Zhvillimi i një produkti është punë e një skuadre të tërë. Krijuesit nuk e bëjnë këtë, këtë e bëjnë biznesmenët.

Mund të pranoni se kompania mund të rritet më shpejt se ju?

Disa biznesmenë kanë shumë dëshirë të mburren se atyre nuk i duhet një strategji për të hequr dorë, sepse nuk i duhet të shkojnë në ndonjë vend. Por në një farë pike, biznesi mund të ketë nevojë për ju me pak se ç’mund t’ju shkojë ndërmend. Kjo është veçanërisht e vërtetë në kompanitë që rriten shpejt, në të cilat biznesmenët mund të mos kenë kohë të zhvillojnë aftësitë e duhura të lidershipit dhe biznesit.

Kur shiheni në pasqyrë, shikoni reflektimin e një biznesmeni?

Nëse po, dhe nëse është kjo arsye pse po filloni një biznes atëherë kini kujdes! Shumë tipare – këmbëngulja, krijimi, dhe tolerimi ndaj rrezikut- janë tipare që i “ngjiten” një biznesmeni. Por të pasurit e këtyre tipareve nuk do të thotë që do të keni me doemos sukses. Kërkime për biznesmenë thonë se gjëra si këmbëngulja dhe nevoja për arritje shpjegojnë vetëm 5- 10% të ndryshimit midis njerëzve të cilët drejtojnë dhe atyre që nuk drejtojnë një kompani.

Morali final

“Unë jam shef i vetes… punoj për veten time, i jap urdhra vetes, e organizoj si të dua biznesin tim, kurse ti je i punësuar tek shteti, i jep llogari shefit dhe kjo automatikisht të bën skllav të shefit”.

Tani mbase jo të gjithë kanë aftësi të hapin një biznes personal, ose jo të gjithë dëshirojnë një biznes, ose ka zanate që spara i zhvillon dot vetëm… prsh mjeksinë. Ti bëhesh mjek, por nuk ke si të punosh vetëm, sepse e para s’ke si të bëhesh doktor i gjithë-anshëm. Po, mund të hapësh një klinikë tënden private, por në asnjë mënyrë s’do e bësh dot këtë vetë që në vitin e parë që mbaron fakultetin….kuptohet…nqs nuk ke bazë ekonomike tek prindërit, ose dhe nqs e ke deshiron të bësh diçka me fuqitë e veta.

E njëjta gjë ndodh në një bankë, kot mbaron ti ekonomikun se asnjeherë s’do mund të krijosh një bankë tënden që në fillim të eksperiencës (mos them kurrë në jetë, mos bëhem negativistë).

Pse duhet gjykuar puna në këtë mënyrë: që nqs je i nënpunësuar duhet të jesh skllavi i sistemit ose shefit? Nuk ekziston respekt? Nuk ekziston ligj? Nqs nuk të pëlqen atmosfera ose mënyra si sillen me ty mund të japësh dorëheqje.

Në konkluzion…kush quhet skllav? sipas jush, ose mbase nuk quhet asnjëri…

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.