Vështrim i përgjithshëm i ekonomisë shqiptare në këto vite dhe situata aktuale e sipërmarrjeve

Shumë sipërmarrës nuk është që kanë kulturë apo njohuri ekonomike për të
menaxhuar bizneset, por ata i besojnë më tepër intuitës dhe eksperiencës pakvjeçare të tyre. Në përgjithësi bizneset e vogla, që janë dhe më të shumta në numër, janë më tepër familjare. Kjo bën që të ketë mungesë të ekspertëve ekonomikë në to. Është pronari i firmës ai që bën gjithçka. Ai merret me drejtimin, me financën, me marketingun e deri te marrëdhëniet me klientët. Por sa më tepër kalon koha aq më e nevojshme është prania e ekonomistëve në bizneset e ndryshme. Kjo për vetë faktin se sa vinë e më tepër po rritet konkurrenca, gjithashtu po rritet edhe numri i shërbimeve apo produkteve që po tregtohen. Gjithsesi mungesa e ekspertëve është akoma
e pranishme në shumicën e sipërmarrjeve, sidomos ato të vogla apo dhe të
mesme.
Sektori i shërbimeve është një tjetër sferë e ekonomisë shqiptare që vuan si pasojë e mungesës së kulturës ekonomike. Ky sektor lë shumë për të dëshiruar. Sidomos ai i hoteleri-turizmit ku të shërben “fisi” i pronarit dhe jo një staf i kualifikuar. Shumëkush prej nesh i ka ndodhur që të trajtohet jo mirë, për të mos thënë keq në restoranteapo hotele. Ky fenomen bëhet edhe më prezent sidomos në periudhën e verës, kur kërkesa arrin pikun e vetë dhe
për përballimin e saj punësohen “të afërm” të pronarit, të cilët mund të mos kenë as më të voglën lidhje me kulturën
e shërbimit. Madje ndodh edhe të të kërkojnë llogari në vend që të jenë “shërbëtorët” e klientëve. Nuk e njohin
shprehjen bazë të ekonomisë së tregut, e cila thotë se “Klienti është Mbret”, madje kinezët shkojnë dhe më tej, kur
citojnë se “Klienti është Zot”. Këtë sektor do ta citoja si më problematikun në lidhje më mungesën e kulturës
ekonomike. Ky sektor është mjaft mbrapa, krahasuar edhe me vendet fqinje ku shërbimi është në nivele të
admirueshme. Një arsye kjo për të bërë që shqiptarët dhe paratë e tyre të “shtegtojnë” për pushime jashtë kufijve.
Plotësimi i ciklit të shumë bizneseve, si dhe ballafaqimi me problemet e tregut, aq të shumta sot në një ekonomi
globale, po sjell që shumë biznese të hasin vështirësi në drejtimin e tyre. Për zgjidhjen e këtyre problemeve duhen
persona me njohuri të mirëfillta ekonomike. Pra, është koha që pronarët e bizneseve duhet të kuptojnë që për një
menaxhim dhe drejtim më të mirë të biznesit të tyre, duhet me patjetër punësimi i ekspertëve ekonomikë. Kjo me të
vërtetë do të rrisë kostot fikse të një firme dhe të bëjë që të ulet fitimi në periudhën afatshkurtër (short-run) por në
periudhë afatmesme e sidomos në afatgjatë do të ishte pozitive për firmën. Aq më tepër që ecuria në rritje e
bizneseve do të sjellë një efekt zinxhir pozitiv në ekonomi. Me stabilizimin e tyre do të bëhet i mundur krijimi i një
situate të shëndoshë ekonomike, e më tej në krijimin e vendeve të reja të punës. Kjo sjell qarkullim monetar e më
tej rritje ekonomike të qëndrueshme. Nga ana tjetër, qarkullimi dhe shtimi i kapitalit monetar do të thotë mundësi
më të madhe për vjelje taksash e tatimesh e kjo të çon në rritjen e mundësive për investime publike. Kështu që
nxitja e punësimit të ekspertëve ekonomikë në bizneset private duhet të inkurajohet edhe nga strukturat shtetërore,
apo dhe nga organizatat ekonomike nëpërmjet rritjes së informacionit apo forumeve të ndryshme me sipërmarrës
të bizneseve. Kjo do t’i bëjë më sensitivë dhe më të vetëdijshëm pronarët e firmave për mundësitë pozitive që
krijohen nga bashkëpunimi midis investitorit dhe ekspertit. Pra, ka ardhur koha të kuptojmë se jo çdo gjë mund të
bëhet vetë. Ka ardhur koha që biznesi të kuptojë se nuk mund të jetë kompetitiv në një treg të egër dhe global pa
bashkëpunimin e tij me ekspertët e fushave respektive. Ka ardhur koha që të kuptojmë se nuk është më periudha
1992–1996, por sot jemi pjesë e një tregu të pamëshirshëm. Por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se ka
biznese, të cilët prej vitesh kanë ndjekur një politikë të tillë bashkëpunuese me ekspertë ekonomikë, e jo vetëm.
Dhe janë pikërisht këto biznese që sot drejtojnë tregun shqiptar dhe janë lokomotivë për ekonominë
tonë. Ekonomia shqiptare inspiron të hyjë në Evropë, e për pasojë ajo duhet të përgatitet të përballet me sfidat që
implikon ky proces e që bëhet edhe më i vështirë nën një kontekst global të afektuar totalisht nga kriza ekonomike
mbarë botërore. Nisur nga eksperiencat e ekonomisë evropiane dhe sfidat e saj për t’ju përshtatur rregullave dhe
standardeve të zhvillimit ekonomik e social, bizneset shqiptare duhet të fillojnë të përgatiten për të njohur përveç të
tjerave edhe disa prej instrumenteve të praktikës së menaxhimit financiar të kohëve të fundit, siç është “Bazel 2” e
që implikon përballimi i këtyre sfidave.

Share

About AMS.AL! Now we Offer best Services, Special offers includes up to -43% discount for all our SSD Powerful Web Hosting Packages. Our price can start at just €0.99/month. Free SSL Certificates, low prices! Any question you have will be answered, every wish fulfilled! Please feel free to Contact Us if you have any questions or comment. © Copyright AMS.EU.COM - Powered By AMS.AL. Go Now!