Vëzhgimi/ Rama mbron deputetët kriminelë, sulmon gjyqtarët

Edi Rama me të njëjtën arrogancë që sulmoi protestën paqësore të opozitës dhe kërkesat e tyre për zgjedhje të lira, doli ditën e djeshme në ekranet e mediave të kontrolluara prej tij duke sulmuar ashpër gjyqësorin e duke baltosur punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Më konkretisht Rama akuzoi ditën e djeshme opozitën se po pengon pastrimin e drejtësisë nga funksionarët e korruptuar, të cilët, sipas tij lirojnë kriminelët e arrestuar nga policia, por harroi vendimin e para 24 orëve të sahanlëpirësit të tij në KQZ, Denar Biba për të marrë në mbrojtje deputetin socialist me 10 emra. Kryeministri i çartur duke pasur frikë nga rezistenca e qytetarëve të bashkuar me Partinë Demokratike ka nisur një sulm ku përpiqet t’i atribuojë opozitës korrupsionin në radhët e gjyqësorit, por harron se propaganda e tij e sëmurë nuk mund të fshehë 10 emrat e Armando Prengës apo faktin që Edvini nuk e firmos shkarkimin e Elvis Rroshit, edhe pse krimineli i Kavajës është subjekt hetimi i ligjit të Dekriminalizimit. Armando Prenga është deputeti që plotëson 71-shin magjik dhe Rama që na shitet si hithtar i shtetit të së drejtës duke sulmuar gjyqtarët e ka marrë në mbrojtje kriminelin që fle në gjirin e PS-së vetëm e vetëm për të mbajtur në këmbë qeverinë e tij dështake.  Kështu që dikush nga partia e tij duhet t’i kujtojë shokut Edvin se sulmi i tij i ashpër kundër gjyqtarëve ka dështuar që në nisje, sepse zotëria i Sarajeve të Surrelit ka  vendosur nën rendin e tij proteksionist një kriminel me 10 emra së fundmi e vazhdon të mbajë në detyrë Rroshin e Kavajës që është dënuar në të kaluarën për akte pedofilie. Mburoja që fsheh krimin është Edi Rama dhe për hir të rëndësisë së këtij fakti të pamohueshëm ky palo-kryeministër duhet të heshtë kur bëhet fjalë për drejtësinë dhe organet që duhet ta garantojnë atë.

Share

AMS.AL është themeluar me qëllim që të ofrojë produkte dhe shërbime profesionale në fushën e prezencës online dhe në web; faqe interneti që përmbushin çdo nevojë, si edhe ofrimi i shërbimeve të marketingut online për listim dhe verifikim në google. Gjithashtu, ne kemi realizuar zhvillimin e një platforme online e dedikuar për shërbimet dhe bizneset lokale, e cila ofron shërbime të marketingut online për listim dhe verifikim në google, duke përfshirë opsione falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

seven + nineteen =