Vlerësimi i Shqipërisë në nivelin B1

Vlerësimi i Shqipërisë në nivelin B1, në gjuhën e ekonomistëve dhe financierëve përkthehet “vend me një nivel jo të lartë besueshmërie për investime dhe institucionet kredituese”.
MOODY’s, kompania lider në botë për të vlerësuar situatën ekonomike dhe financiare të vendeve të ndryshme, e renditi edhe sivjet Shqipërinë në nivelin B1, nivel që mbetet i pandryshuar në vlerësimet e kësaj kompanie që në vitin 2008. Zv.Presidenti i Moody-s, Jonathan Schiffer, do të shprehej pesë vjet më parë në revistën e mirënjohur “Forbes” se “Renditja e Shqiperise ne nivelin B1 reflekton faktin se vendi eshte ne tranzicion per te krijuar nje ekonomi tregu nga nje ekonomi teresisht e izoluar dhe me te ardhura shume te uleta per frymë”. Këtë vit klasifikimi vazhdoi në nivelin B1 për shkak të ”përkeqësimit në vitin 2012 të financave publike, prirjes së borxhit publik për t’ u rritur dhe vazhdimit të rritjes së ulët ekonomike edhe në vitet në vijim.” Niveli B1, në gjuhën e ekonomistëve dhe financierëve përkthehet “ vend me një nivel jo të lartë besueshmërie për investime dhe institucionet kredituese”
Borxhi publik dhe situata ekonomiko – financiare
Prof. Ardian Civici, ekspert i njohur në fushën e ekonomisë, rektor në Universitetin Europian të Tiranës thotë për DW se situata finaciare në Shqipëri është e kërcënuar nga rritja e borxhit publik.“Shqipëria është në një moment të vështirë ekonomik dhe financiar pasi ka një borxh publik që rritet nga 64 – 72% , gjë që është një barrë shumë e rëndë për ekonominë e saj të brishtë, sidomos në periudha të shkurtëra dhe afatmesme. Në një kontekst më të gjerë, fakti që në Greqi situata vazhdon të përkeqësohet, në Itali situata nuk është shumë optimiste, këto dy vende që janë partnerët më të mëdhenj tregëtarë të Shqipërisë, por edhe që kanë qënë rezervuarët e papunësisë shqiptare, marrveshjeve dhe shumë investimeve që janë bërë në Shqipëri argumenton parashikimin se rritja ekonomike në Shqipëri edhe në 2014-ën nuk do të jetë më e lartë se 1,5 ose 2% .

Share

About AMS.AL! Now we Offer best Services, Special offers includes up to -43% discount for all our SSD Powerful Web Hosting Packages. Our price can start at just €0.99/month. Free SSL Certificates, low prices! Any question you have will be answered, every wish fulfilled! Please feel free to Contact Us if you have any questions or comment. © Copyright AMS.EU.COM - Powered By AMS.AL. Go Now!