Xhirime HD në dasma, evente & klipe!

Ne mund t’ ju ndihmojmë të shfrytëzoni fuqinë e televizionit që të arrini efektin maksimal për biznesin tuaj. Ndikimi i lartë i thirrjes për veprim, kreativitetit dhe mbështetjes së mprehtë të markës, reklama televizive e prodhuar nga MasterStudio.AL pa dyshim që është për tu vlerësuar. Ne mund të punojmë me ju për të krijuar konceptin kreativ për reklamë në mënyrë që të tërhiqet kryesisht audienca e planifikuar, apo të punojmë përmbledhje të veçanta për të plotësuar kërkesat tuaja për reklamën. Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera ndaj klientëve tonë që punojnë në fushën e tregtisë dhe industrisë. Vendosni aftësitë tona kreative të veprojnë për ti dhënë biznesit tuaj anën profesionale. Pajisjet tona për post produksion përmbajnë disa lloje të after software and hardware tools. Në MasterStudio.AL mund të ofrojmë full in-house Post service. Prej prerjes dhe editimt e deri te publikimi online. Ne po ashtu kemi aftësinë të pregatisim materialin për distribuim duke përfshirë DVD, Blu-ray dhe web me menyra të plota bashkëvepruese dhe dinamike. Ne jemi të specializuar në produksionin High Definition dhe me punën tonë të palodhshme mund t’ju dalim ballë edhe projekteve më të mëdha.

MasterStudio.AL ofron organizimin e dasmës:

  • Planifikim, Organizim dhe manaxhim;
  • Ftesa të ndryshme, dizajni dhe shtypja e tyre;
  • Fotografi dhe video të eventeve;
  •  Foto albume të ndryshme, cilësi dhe performancë e lartë;
  • Foto albume dixhitalë, cilësi e jashtëzakonshme, shtypja e tyre ralizohet jashtë shtetit;
  • Muzika, Dee Jay, Orkestra;
  • Dekorim, rezervim ambjentesh;
  • Torta, fustane nusesh dhe kostume dhëndurrësh, etj.

MasterStudio.AL sugjeron disa këshilla rreth ditës së dasmës

Dasma që keni endërruar që në fëmijëri mund të bëhet realitet me ndihmën dhe planifikimin e një producenti filmash, disiplinën e një gjenerali dhe durimin e një shenjtori.

  • Koha nuk duhet neglizhuar. Keni për të bërë shumë gjëra dhe të gjitha në një ditë të vetme. Filloni skedulimin që nga momenti i mbërritjes së të ftuarve në ceremoni.
  • Udhëtimet ju harxhojnë kohë. Mundohuni të planifikoni dhe realizoni proceset e udhëtimeve të ndryshme në kohë, me efikasitet dhe mbajtja e shënimeve në lidhje me gjërat që duhen bërë do të ishte e dobishme.
  • Takimet. Duhet të përcaktoni një ndarje të detyrave dhe të vendosni persona të caktuar në momentet dhe kohën e përshtatshme për të realizuar takimet e ndryshme.
  • Fillimi i ditës herët. Është mirë që çdo gjë ta keni gati më parë sesa të shkojë orari.
  • Evitimi i pijeve alkoolike. Është e rekomandueshme që të paktën në mëngjes të mos abuzoni me pijet alkoolike. Kjo do t’ju mundësonte një kthjelltësi dhe eleminim e dhimtjeve të kokës.
  • Fotografi është udhëheqësi juaj. Ai do t’ju qëndrojë pranë dhe do t’ju ndihmojë të argëtoheni sa më shumë. Sa më të relaksuar dhe të gëzuar të jeni, aq më të bukura do të jenë fotot.