🕘 Demo live çdo ditë pune
⚡ AI Command Center, 24 module E-Commerce dhe Konfiguruesi i Paketës — blini MCC direkt online
🧩 Modulet & Arkitektura 360°

Pesëdhjetë e ca module. Një bazë të dhënash. Zero dublikim.

Çdo modul i MCC punon më vete — dhe çdo modul di çfarë ndodh te të tjerët. Një ofertë e pranuar bëhet faturë, fatura bëhet pagesë, pagesa përditëson projektin dhe Dashboard-in. Automatikisht.

🧾 Konfiguro PaketënKërko Demo

Harta e moduleve

Dymbëdhjetë familje modulesh që mbulojnë gjithë ciklin e biznesit — nga lead-i i parë te raporti vjetor.

🤝

CRM & Shitjet

Leads, Klientët me Kartë 360°, Propozimet, Ofertat dhe konvertimet me një klik: Lead → Klient → Ofertë → Faturë.

💳

Faturat & Pagesat

Fatura periodike, Katalogu i Shërbimeve, Pagesa në Masë, dëftesa PDF dhe mbrojtje nga mbipagesa në çdo shteg.

📉

Shpenzimet & Tatimet

Shpenzimet, Bilancet dhe Shpenzime vs Të Ardhura — fitimi neto i vërtetë, jo vlerësim.

📁

Projektet

Piketat, progresi i unifikuar, Kopjo Projektin, skedat financiare dhe Karta 360° me pagesat e projektit.

✅

Task Center & Tiketat

5 statuse, Kanban, SLA për tiketat, Solution Playbooks dhe faturim i detyrave me një klik.

🛍️

E-Commerce 360° (24 module)

Katalogu, Çmimet & Promocionet, Porositë, Kthimet, Dërgesat, Blerësit me segmente dhe vitrina /shop.

🗂️

Qendra e Përmbajtjes (15 module)

Faqet, Blogu, Sllajdet, Header/Footer, SEO Lokale, sitemap, ridrejtime dhe Ndërfaqja & Marka.

🖼️

Media & Storage

Sharp WebP, filigran, miniatura, ngarkime me copa deri në 512 MB dhe depozitë Cloudflare R2/S3.

✨

AI Intelligence

AI Command Center, Asistenti AI, RAG, Chatbot-i, 11 Vegla AI dhe Qendra e Përkthimit AI.

🔒

Modulet Private

Vault Supreme, Shënimet me ndarje si dokumente të përbashkëta dhe Kalendari me sinkronizim dy-anshëm Google.

🧭

Sistemi

Dokumentacioni, Multilingual, Maintenance & White-Label, Logs dhe System Graph — qendra e kontrollit për Super Admin-in.

🧩

Addon Modules

Front end Module dhe Dashboard Addon-e të validuara me SHA-256, me Live Preview para aktivizimit.

Pamje nga paneli

Ilustrime të ndërfaqes — filtroni sipas fushës.

Sinergjia 360°: një veprim, pesë module të përditësuara

Kështu rrjedh një shitje në MCC — pa kopjim, pa eksport, pa “e harrova ta hedh”.

  1. Hapi 1

    Lead → Klient

    Lead-i nga formulari, chatbot-i ose IMAP-i konvertohet në klient me një klik; pronësia vuloset automatikisht.

  2. Hapi 2

    Ofertë → Faturë

    Oferta e pranuar bëhet faturë idempotente — një klik i dytë s’krijon kurrë faturë të dyfishtë.

  3. Hapi 3

    Faturë → Pagesë

    Pagesa regjistrohet te libri i faturës; statusi “Pjesërisht e Paguar” llogaritet nga pagesat, jo me dorë.

  4. Hapi 4

    Pagesë → Projekt

    Projekti dhe Karta 360° tregojnë menjëherë sa është paguar, sa mbetet dhe ku jemi me piketat.

  5. Hapi 5

    Gjithçka → Dashboard

    Të ardhurat, fitimi neto dhe raportet rifreskohen vetë — menaxhmenti sheh të vërtetën, jo një Excel të djeshëm.

Platforma në numra

75
Module backend të integruara
24
Module E-Commerce
15
Module Përmbajtje & SEO
10
Suita industriale Front-End

Krahasimi i plotë i edicioneve

Të gjitha edicionet ndajnë të njëjtën bërthamë të sigurt: kriptim AES-256-GCM, auditim dhe izolim i të dhënave.

VeçoriaStarterRekomanduarProfessionalEnterpriseSovereign
Çmimi i licencës (një herë)1,000 €3,500 €6,500 €10,000 €
Kompani11Multi-CompanyPa kufi
Dashboard 360°, CRM, Leads, OfertatPoPoPoPo
Faturat, Pagesat, Shpenzimet & TatimetPoPoPoPo
Projektet + Task Center (5 statuse)PoPoPoPo
Vault AES-256-GCM, Shënimet, Kalendari me Google SyncPoPoPoPo
24 Modulet E-Commerce + vitrina /shopJoPoPoPo
Qendra e Përmbajtjes & SEO (15 module)JoPoPoPo
Media & Storage: Sharp WebP + Cloudflare R2JoPoPoPo
Raportet AnalitikeJo9 raporte9 raporte9 raporte
Front-End SuitesNuk aplikohet31010 + 2 ekskluzive
AI Command Center (8 skeda) + RAGJoJoPoPo
4 ofrues AI, Chatbot, 11 Vegla AI, Përkthimi AIJoJoPoPo
Matrica e Aksesit Multi-CompanyJoJoPoPo
System Graph, Logs, Dokumentacion vetë-përditësuesJoJoPoPo
White-LabelJoJoLogo & ngjyra të panelit100% në emrin tuaj
Integrim me sistemet ekzistueseJoJoJoPo
Kod i plotë në pronësi të instancësJoJoJoPo

Zgjidhni modulet që ju duhen sot — rrituni nesër pa migrim

Të gjitha edicionet ndajnë të njëjtën bërthamë. Kalimi në një edicion më të lartë aktivizon modulet e reja mbi të njëjtat të dhëna.

🚀 Bli MCC Tani