Bllokoni sot çmimin e licencës MCC — çdo përditësim që vjen, edhe ato të AI-së, e keni të përfshirë —Zgjidhni paketën tuaj
Bllokoni sot çmimin e licencës MCC — çdo përditësim që vjen, edhe ato të AI-së, e keni të përfshirë —PaketatShfaq mesazhin e plotë
🤝 CRM & Shitjet

Çdo klient, çdo ofertë, çdo pagesë — në një kartë të vetme

Nga lead-i i parë te pagesa e fundit, MCC e mban gjithë historinë e klientit në një vend. Oferta e pranuar bëhet faturë me një klik, kontrata nënshkruhet online dhe ekipi e di gjithmonë kush duhet të telefonojë sot.

🎯 Shitjet

Rruga e një shitjeje në MCC

Pesë mjete që punojnë mbi të njëjtat të dhëna — asnjë rifutje, asnjë dublikim.

Karta 360° e klientit: e gjithë marrëdhënia në një ekran

Ofertat, faturat, pagesat, projektet, tiketat dhe kontratat e klientit — me shiritin financiar që tregon sa ka paguar dhe sa ka mbetur. Kur telefonon klienti, nuk kërkoni nëpër programe.

  • 360°Pamje e klientit
  • 1Ekran
  • 0Kërkime nëpër programe
  • Shiriti financiar: faturuar, paguar, mbetur
  • Skeda e pagesave të klientit
  • Klientët në rrezik dalin në krye
Faturimi & Pagesat
Karta 360° e klientit: e gjithë marrëdhënia në një ekran

Nga lead-i te pagesa, në 5 hapa

I njëjti rresht të dhënash, nga fillimi deri në fund.

  1. Hapi 1

    Lead-i hyn

    Nga faqja, Chatbot-i, popup-et ose email-i — me burimin e shënuar.

  2. Hapi 2

    Kualifikohet

    Merr pikë dhe temperaturë; shitësi merr detyrën e ndjekjes.

  3. Hapi 3

    Oferta

    Klienti merr ofertën; pranimi regjistrohet në kartën e tij.

  4. Hapi 4

    Fatura

    Oferta bëhet faturë me një klik, me totalin e llogaritur në server.

  5. Hapi 5

    Pagesa

    Pagesa regjistrohet te fatura dhe bilanci i klientit përditësohet vetë.

Shitjet në numra

9
Raporte shitjesh me grafikë
5
Faza në Lead Funnels
1
Klik nga oferta te fatura
14
Module me privilegje sipas rolit

Pyetje për CRM-në

A mund të importoj klientët nga programi i vjetër?
Po. Klientët dhe lead-et importohen nga CSV ose JSON me shabllon të gatshëm dhe parapamje; importi nuk mbishkruan të dhënat ekzistuese.
A e sheh një shitës klientët e kolegëve?
Vetëm nëse ia jepni ju. Të dhënat ndahen sipas pronarit dhe rolit, dhe kompanitë e grupit izolohen sipas Matricës së Aksesit.
Si funksionon vula QR te kontratat?
Kur aktivizoni System Module-in e vulës dixhitale, kontrata, fatura dhe dëftesa marrin një kod QR të nënshkruar nga sistemi, që vërteton se dokumenti është origjinal.
A dërgon AI-ja oferta vetë?
Jo. Kopiloti propozon hapat dhe tekstet, por çdo dërgim kalon nga miratimi juaj.

Shikojeni CRM-në mbi klientët tuaj

Një demo 30-minutëshe mbi proceset tuaja të shitjes — nga lead-i te pagesa.

🎥 Kërko Demo