Bllokoni sot çmimin e licencës MCC — çdo përditësim që vjen, edhe ato të AI-së, e keni të përfshirë —Zgjidhni paketën tuaj
Bllokoni sot çmimin e licencës MCC — çdo përditësim që vjen, edhe ato të AI-së, e keni të përfshirë —PaketatShfaq mesazhin e plotë
💳 Portat e Pagesave & Arka Dixhitale

Arka dixhitale që e konfiguroni vetë

Smart Checkout llogarit totalin në server, klienti paguan te faqja zyrtare e POK, Stripe ose PayPal, dhe MCC e konfirmon pagesën vetëm pasi e verifikon te porta. Portat i aktivizoni ju, me llogaritë tuaja.

🛒 Arka dixhitale

Nga zgjedhja e paketës te fatura

Çdo hap ndodh në server; shfletuesi vetëm tregon.

Një faqe, pa shportë, me çmimin nga serveri

Klienti zgjedh edicionin dhe — nëse do — Mirëmbajtjen & SLA. Setup-i i edicionit shtohet vetë dhe çdo shumë rillogaritet nga serveri sa herë ndryshon zgjedhja.

  • 1Faqe arke
  • 0Çmime nga shfletuesi
  • 1-me-1Edicion + Setup
  • Lidhje direkte për çdo paketë
  • NIPT / ID kur vitrina e kërkon
  • Njoftim i qartë kur blerja online s’është e mundur
Çmimet & Paketat
Një faqe, pa shportë, me çmimin nga serveri
⚙️ Konfigurimi

Atë që kontrolloni ju

Pronari i sistemit vendos çfarë shfaqet dhe çfarë ndodh pas pagesës.

Të kriptuaraAES-256

Kredencialet

Çelësat e POK, Stripe dhe PayPal ruhen të kriptuar dhe nuk shfaqen më pas në panel.

Para nisjes1 klik

Testo lidhjen

Para se ta ndizni, provoni lidhjen me çdo portë nga paneli.

Sipas portës5

Monedhat

Klienti sheh vetëm portat që mbështesin monedhën e porosisë.

RezervëBankë

Transfertë bankare

Gjithmonë e disponueshme kur e aktivizoni te dyqani, me proformë ose faturë.

Sipas jushAuto

Faturim automatik

I ndezur ose i fikur sipas rregullave tuaja; asgjë nuk faturohet pa pagesë të verifikuar.

Pa pagesa të humbura0

Maintenance

Gjatë mirëmbajtjes së sajtit bllokohet vetëm nisja e pagesave të reja.

Si e ndizni arkën online

Hapat që bën pronari, një herë.

  1. Hapi 1

    Aktivizimi

    Ngarkoni dhe aktivizoni modulin e portave te Addon Modules.

  2. Hapi 2

    Kredencialet

    Vendosni çelësat e llogarive tuaja POK, Stripe ose PayPal.

  3. Hapi 3

    Webhook-et

    Kopjoni adresat e njoftimeve te paneli i çdo porte.

  4. Hapi 4

    Prova

    Testoni lidhjen dhe bëni një pagesë të vogël reale.

  5. Hapi 5

    Gati

    Mënyrat e pagesës shfaqen vetë në Smart Checkout.

Pyetje për portat e pagesave

A janë portat aktive që në instalim?
Jo. Portat i aktivizon pronari i sistemit me llogaritë e veta. Derisa t’i ndizni, arka ofron transfertë bankare me faturë (dhe, sipas dyqanit, pagesë në dorëzim për produktet fizike).
Kush e vendos shumën që paguan klienti?
Gjithmonë serveri: nga porosia ose nga bilanci i faturës. Një shumë e ndryshuar në shfletues nuk ka efekt.
Po nëse porta konfirmon një shumë tjetër?
Transaksioni shënohet „mospërputhje" dhe as porosia, as fatura nuk preken — ekipi juaj e shqyrton me dorë.
A mund ta paguaj Mirëmbajtjen me kartë?
Po, kur portat janë aktive: muaji i parë paguhet me porosinë dhe faturat mujore pasardhëse kanë lidhjen e tyre të pagesës te portali i klientit.

Gati të arkëtoni online?

Zgjidhni paketën tuaj, ose na shkruani te Kontakt & Ndihmë dhe ju ndihmojmë të lidhni POK, Stripe ose PayPal.

💎 Shiko Paketat & Çmimet